“Qëllimi është vrasja e policëve”, Sveçla: Grupet ilegale serbe sulmojnë forcat kufitare

6 Gusht 2022, 16:44Rajoni TEMA

“Qëllimi është vrasja e policëve”,

Se pjesëtarët e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Zubin Potok, janë sulmuar gjatë ditës së shtunë rreth orës 11:00, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas Sveçlës grupet ilegale serbe kanë shtënë rreth 10 here drejtë zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare – kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit.

Tashmë një gjë, sipas Sveçlës, është e qartë se strukturat kriminale dëshirojnë t’i vrasin pjesëtarët e Policisë së Kosovës.


“Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata”, ka shkruar Sveçla.

Sipas Sveçlës Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet për asnjë kusht nga e drejta e saj për të kryer detyrat e veta në përputhshmëri me Ligjin dhe Kushtetutën.

“Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës është sulmuar sërish me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, këtë të shtune.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Une e kam menduar ndryshe kete sfekllen, ky e paska mesuar se arma me plumba vret dhe ky eshte nje sukses pra, sveqla siq e thrrasin ne shqiperi pushtetin e ka menduar si kazinot ne kamenice qe u zbuluan dhe doli se ishin uzina financuaese te VV-s, kurse policet e gjore qe rrezikojne jeten duhet te udhehiqen nga sfeklla.

    Lini një Përgjigje