Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri

6 Gusht 2022, 13:59Rajoni TEMA

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri

Policia e Kosovës është sulmuar sërish me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, këtë të shtune.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën për media e lëshuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Pjestarët e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Zubin Potok, të shtunën rreth orës 11:00 ndërsa po vendosnin një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit janë sulmuar me armë zjarri.


Komunikata bënë të ditur se nga këto shtëna fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në komunikatë

Më tej komunikata njofton se Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

“Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë”.

4 Komente

  1. K
    Kot

    Skam pa polici me vk se kta. Ngela tu lexu i sulmuan ju shtine. Ca beni ju o polici vk? O shtet VK. Bejuni pra raprezalje gjejini kush shtiu kapini vritini po beni dicka. Serbia ju ha mutin juve, ju ben vetem presion. Akoma se keni kuptuar?

    1. K
      Kot

      Mbase se meritoni fare te quheni si ne, shqiptare. Mbase do postoj ndonje debil ketu do thote shqiptaret keshtu e ashtu po vetem fakti qe shqiptaret kane mbijetuar ne shekuj mjafton. Mbrohuni o debila se spo ju kerkon kush te sulmoni.

      1. s
        shqiptari nga V. i Kosovës

        Një avanatur e kreut të shetit të Kosovë mo zot në bashkëpiunim me G.Rakic dhe bosin e krimit Radojçiqin. Nuk veprohet në terenë ku kryhen vëzhgimet si në kushte normale pa vënë pika sigurije. Ketë e bëjnë vetëm analfabetët e Kurtit - Sveçlës dhe e poshtrojnë Policinë e Kosovës. Fat i madh që nuk ka viktima por kjo duhet të merr fund sepse lojrat e tilla janë tallje me shtetin dhe kombin shqiptar në Kosovë.

        1. H
          Haaa

          Mos kane qene shashka dhe jane trembur koqevaret

          Lini një Përgjigje