Greva e minatorëve të Trepçës: Përkeqësohet gjendja shëndetësore në ditën e gjashtë

29 Tetor 2023, 13:30Rajoni TEMA

Greva e minatorëve të Trepçës: Përkeqësohet

Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës në Kosovë po përkeqësohet.

Sipas mediave në Kosovë, greva ka hyrë në ditën e gjashtë.

“Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej të 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, deklaroi Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka theksuar se pavarësisht kësaj gjendjeje, greva është duke vazhduar dhe do të vazhdojë  deri në realizimin e kërkesave të minatorëve.

Minatorët po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë, sigurimin e kushteve të punës si dhe shkarkimin e grupit të menaxhimit.

Ndërkohë Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i shkruan letër kryeministri Albin Kurtit për grevën e minatorëve të Trepçës , ku  kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë

 “Për 133 vitet e fundit ne kemi mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe kemi qëndruar gjithmonë në solidaritet me vëllezërit dhe sindikatat simotrat tona  anembanë globit. Me krenari përkrahim 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇË KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.

1 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Po pse minatoret ne Trepce jane Shqiptare apo serbe ? Se aty nuk merret vesh kush e menxhon ate Miniere dhe kush punon atje . S en tv shikojme qe atje punojne serbet , jo Shqitpare. Por po jane Shqiptare rritua rrogen se punojne ne kushte te veshtira, ndersa po jane serbe ulua rogen lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje