Lirohet nga burgu kreu i “17 Nëntorit”, Aleksandros Giotopulos, i cili është dënuar si kreu i organizatës terroriste “17 Nëntori”, lirohet nga burgu pas 24 vitesh burgim
Sipas informacioneve të para, Gjykata e Apelit vendosi pozitivisht për kërkesën e tij për lirim, e cila ishte e pesta me radhë dhe ishte dorëzuar më 23 tetor 2025.
Giotopulos u arrestua në vitin 2002 dhe u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën e 23 vrasjeve të kryera nga kjo organizatë, mes tyre diplomatë dhe kuadro të misioneve diplomatike amerikane dhe britanike, politikanë, afaristë, policë, por edhe qytetarë të thjeshtë, viktima të organizatës gjakatare që nga viti 1975 deri në 2002.
Giotopoulos u gjykua si kreu politik i organizatës “17 Nëntori”. Ai nuk e pranoi kurrë se ishte ai lideri i saj, pavarësisht provave të autoriteteve.
Në burgjet greke mbeten ende të burgosur ekzekutorët e organizatës terroriste, Dimitris Kufodinas, vëllezërit Savas dhe Kristodhulos Ksiros.
Më 17 korrik 2002, ai u arrestua nga shërbimi antiterrorist në ishullin Lipsi. Ndaj tij u ngritën akuza për nxitje morale të vrasjeve, grabitjeve dhe shpërthimeve, si dhe për pjesëmarrje në organizatën “17 Nëntori”, bazuar në dëshmitë e bashkëpandehurve të tij dhe në provat që policia gjeti në banesat që mbante organizata.
Me vendim të Gjykatës së Apelit, ai u dërgua në gjyq me akuzën e nxitjes morale për të gjitha veprimet e organizatës që nga themelimi i saj e deri në korrik të vitit 2002, ndërsa iu atribuua roli i liderit dhe udhëheqësit të organizatës. Kundër këtij vendimi ai bëri një kërkesë për anulim, e cila u rrëzua nga Dhoma Penale e Gjykatës së Lartë.
Po pse famekeqe? Apo keshtu thote Merua
Pse muk thuhet asnje fjale e vetme per shkakun , apo argumentet qe binden gjykaten te liroje nga burgu nje terrorit te denuar me burgim te perjetshem ? !
Fjalet qe ju kerkoni, jan ne kodin penal Grek ,dhe ai thot : Personat qe akuzohen per vrasje apo perdhunime, pas 18 apo 20 vitesh kan te drejten e apelimit,per tu liruar ! Burgimi i perjetshem ne Greqi nenkupton 25 vite burg ! Organizata Marksiste Greke17 Nentori,ishte krahu i armatosur i se majtes Greke PASOK te Andrea Papandreut ,te cilet i vran Burrin e Motres (Dora Bakojanit), Kryeministrit te sotem Micotaqis ! Giotopulos nuk u arrestua ,ai u vet dorezua tek Policia Greke pas disa ditesh ?!Qudia ishte se tek ky grup ishte nje Spanjolle e dashura e njerit prej Vellezerve Ksiros,te cilet ishin djemt e nje Prifti Grek ! Pak para lojrave Olimpike qe do te zhvilloheshin ne Greqi,Politika Greke u vendos para dy presioneve nga Amerika dhe Europa ! E para ishte eleminimi i 17 Nentorit ,te cilet e mbushen "Kupen" per Ameriken dhe BE, me atentanin qe i ben nje dipllomati Anglez ne Athin, i cili ishte Oficer karriere dhe kishte sherbyer ne shtabin e Natos per bombardimet ndaj Serbis ne luften e Kosoves .Presioni i dyt i Amerikes dhe Europes ishte rikthimi i pronave ,i Pasaportes Greke, dhe lejimin e hyrjes ne Greqi per ish Mbretin e Greqis Konstandinin, ( vellain e Mbretereshes se Spanjes ) , i cili ne mos gabohem ne rinin e tij,ka fituar medalje ari ne lojrat olimpike ,dhe ishte anetar i komisionit Olimpik ! Sic duket fitimi i Lojrave Olimpike nga shteti Grek ,ishte nje karrem i mir planifikuar,per ta vendosur nen presion nga Amerika dhe Europa per te keto dy leshime qe ju lart permenda.
I madh je per gjithe keto shpjegime