I dha Serbisë të dhëna sensitive, punonjësja e OSBE-së e akuzuar për spiunazh del para gjykatës në Prishtinë

3 Prill 2026, 18:10Rajoni TEMA
I dha Serbisë të dhëna sensitive, punonjësja e OSBE-së

Serbja Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE-së doli sot para gjykatës së Prishtinës, nën dyshimet për spiunazh në bashkëpunim me një tjetër person, për llogari të Inteligjencës serbe.

Prokuroria dyshon se gruaja ka pasur qasje në informacione dhe takime të nivelit të lartë me përfaqësues vendorë e të huaj veçanërisht në veri të Kosovës dhe i ka dhënë informacione sensitive Beogradit.

Në dosje janë zbuluar komunikime që prokuroria i cilëson si mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së lidhur me strukturat e inteligjencës serbe.

Prokuroria thotë se mesazhet dhe dokumentet e administruara po trajtohen si pjesë e provave për spiunazh, por mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime.

1 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    Është serbe?! Ka punuar për vendin dhe interesin e kombit të vet serb?! Armike e kemi, por Hallall i qoftë! Ne le të mbajmë fredbejleristët e urisë dhe prostitucionit shqiptar që shiten për 300 euro duke u konvertuar në ekstremistë fetarë " grekë" dhe punojnë për interesat e armikut. Për të mos folur pastaj për islamikët, sorristët, esadistët berishistë, ramistët dallkaukë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje