Ndërtimi i korridorit të tetë, i cilësuar si paneuropian dhe me rëndësi strategjike edhe për NATO-n, që synon të lidhë portin e Durrësit nëpërmjet Maqedonisë së Veriut me atë të Varnës në Bullgari në Detin e Zi, duket se ka ngecur në Maqedoninë e Veriut.
Vetë kryeministri i këtij vendi, Hristijan Mickoski, në një deklaratë të bërë disa ditë më parë deklaroi se ndërtimi i këtij korridori do të vonohet të paktën deri në muajin korrik të këtij viti për shkak të kufizimeve në zonat e mbrojtura nga UNESCO, duke qenë se rruga kalon pranë liqenit të Ohrit dhe në disa zona ku janë gjetur artifakte.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, ku partitë opozitare shqiptare e shikojnë si një përpjekje të Mickoskit për të manipuluar opinionin publik, por edhe në Serbi, ku ministra të qeverisë e kanë quajtur si sukses të tyre mosndërtimin e korridorit të tetë në Maqedoninë e Veriut dhe dhënien e përparësisë korridorit të 10, që lidh Beogradin me Shkupin dhe më pas me Athinën.
Në fakt, edhe vetë faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i ndarë në opinione në lidhje me këtë çështje. Për kryetarin e komunës së Strugës, Mendi Qyra, korridori i tetë në Maqedoninë e Veriut, që parashikon ndërtimin e segmentit Trebenishtë-Strugë-Qaf Thanë, do të ndërtohet dhe se nuk ka asnjë vendim për anulimin e tij.
Mendi Qyra, kryetar i Komunës së Strugës, shprehet: “Por krejt ndryshe e shikojnë këtë çështje përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Aleancën Qytetare, nuk ka asnjë fakt që UNESCO po pengon ndërtimin e korridorit të tetë dhe japin argumentet e tyre se kjo është një përpjekje e kryeministrit Mickoski kundër interesit të shqiptarëve në rajon”.
Muajt në vijim pritet të përcaktojnë nëse pretendimet e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë të vërteta, apo korridori i tetë në këtë vend po ngadalësohet nga kriteret e UNESCO-s.
Pyesni Albin Baben qe per ego personale shkaterroi gjithe faktorin shqiptar ne Maqedoni . Dy projektet qe kjo qeveri maqedonase i ka ndaluar me 100 justifikime jane koridori 8 dhe autostrada shkup - kaçanik . Paradoksi eshte se zagaret e Albin Babes ne qeveri e kane mshel gojen
Harrove ligjin per gjuhen shqipe qe partia e Mickovskit beri cberi dhe gjykata e maqedonise e ka marre ne shqyrtim per ti hequr fuqine... Percau shqiptaret ne Maqedoni dhe ia arriti, merita i duhet njohur, pasi para 5 vitesh nuk la gje pa thene agjencia e lajmeve Sputnik ne lajmet e saja kur thoshte: Si te ndalojme zbatimin e platformes se Tiranes ne Maqedoni!!! Per 4 vite nuk e ndaluan dot, sapo doli ne sken Albini qellimi u arrit. Albin Kurti agjenti me i mire i udb-se
Po per Maqefonine ka rendesi koridori 10 sao dihet. Po ne cfare kemi bere? Ne sot nuk kemi port. Durresi i eshte dhene Alabar. Porto Ronano kushedi kur behet. Sa per rruget dihet ku jemi.
Pse e fusni cdo gje politikisht . Asnje port nuk i eshte dhene Alabarit . Porti do jete po i njejti po me funksion turistik . Ju pinjollet e SHQUP kendej nuk leni gje pa shpifur nga ana tjeter gjysma juaj keni parablere apt ke Alabari ne Durres Marina .i pres duart nese ke Alabari nuk kane blere me shume anetarete kryesise se PD se te partive te tjera
Vetë udhëheqësit lokal Maqedon të VMRO, mua dhe shokëve të mij, na kanë 'thënë disa herë se ata vuajnë sepse jetojnë në mjedise me shumicë Shqiptare- sepse Maqedonët atje nuk investojnë' , nuk krijojnë resurse, kushte për jetë, që Shqiptarët të shpërngulen.
Serbia.
Faktori shqiptarë duhet të vihet në lëvizje.Maqedonia po shpopullzohet shumë shpejtë nga shqiptarët me urdhër të Vmro dhe Mickovskit.Çdo gjë shqiptare shifet më zi se në kohën e Millushevicit.Por tash bëhet në heshtje dhe me një shpejtësi marramendëse.Të duket se Mickovski ka “amin” edhe nga Rama edhe nga Albini,ndryshe ska si ndodhë kjo katraur me shqiptarët.
Në këtë lojë të Vuçiçit është edhe miku i tij Edi Rama,i cili kaher ka fol për hekurudhën Durrës Nish.Tradhtia ka emër!
Rama ka folur për hekurudhën Durrës-Prishtinë o të dhjefsha ty dhe salin.