BRUKSEL – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka lëshuar paralajmërimet më të ashpra deri më sot ndaj udhëheqjes në Beograd, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Në deklaratat e tij të fundit, Picula ka theksuar se politika e "uljes në dy karrige" nga ana e Serbisë ka arritur në pikën e vlimit dhe se Brukseli nuk mund të tolerojë më autokracinë në këmbim të një stabiliteti të rremë në rajon.
Picula deklaroi se "ka ardhur koha t’i thuhet mjaft" Aleksandar Vuçiçit, duke kërkuar një qëndrim konsistent nga BE-ja. Sipas tij, nuk mund të ketë përparim drejt integrimit pa një distancim të qartë nga politikat ruse.
Eurodeputeti kritikoi ashpër projektet nacionaliste që synojnë kontrollin e serbëve në shtetet fqinje, veçanërisht në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, duke i cilësuar këto lëvizje si kërcënim për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Si masë konkrete, ai ka propozuar që asistenca financiare e BE-së për Serbinë të kushtëzohet drejtpërdrejt me sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe harmonizimin e plotë me politikën e jashtme të bllokut.
Ndërkohë që Picula flet për reforma dhe stabilitet demokratik, mediat pro-qeveritare në Serbi (si Novosti dhe Informer) e kanë portretizuar këtë si një sulm ndaj "interesave serbe". Sipas analistëve, ky shtrembërim i lajmit synon të mbajë gjallë narrativën e "viktimizimit" të Serbisë përballë Perëndimit, duke e paraqitur Vuçiçin si mbrojtësin e vetëm të kombit.
Pse ka rëndësi
Ky lajm shënon një kthesë në korridoret e Brukselit. Pas viteve të tëra diplomatike "të butë", Parlamenti Evropian po sinjalizon se durimi me refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndërhyrjet e saj në rajon ka marrë fund.
Do kemi tjeter shkrim ose dalje publike te perbashlet te Ndyresires sone dhe Vucic, te kerkojne qe dy vendet tona te futen ne BE ne te njejten kohe.
JO RAMA, AI ËSHTË MËKATARI MË I VOCËR. mËKATARË E ARMIQ RË INTERESAVE SHQIPTARE JANË KËTO , OSE SI KËTO NË KËTO FAQE TË CILËT NGA RAMA PROSERBI, BËJNË MENCURINË MË LARTË POLITIKE, DUKE E VESHUR EDHE ME KOMBËTARISËM.
BE te mos caktoje me ndermjetes mes Kosoves e servise ASNJE SLOVAK, RUMUN apo edhe Hungarez, sepse ata jane SHERBETORE TE PUTINIT dhe komandohen qe te PENGOJNE perparimet e bisedimeve duke vene Kosoven gjithmone fajtore. BE apo UE, kete gje ta kete PRIORITET.
Topi eshte ne Doren e Rames.Ai duhet te mbrojj sa me pare vellaun e tije Vucicin.Duhet te vazhdoj Open Balkan(serpski Svet)dhe mos tallet Europa me ne.