Integrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Kamberi takohet me Vuçiçin: Të zbatohet Plani Shtatë-Pikësh

14 Korrik 2022, 10:41Rajoni TEMA

Integrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

Integrim të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Këto ishin kërkesat që Shaip Kamberi, lideri i Kolacionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ia parashtroi në takimin konsultues me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kamberi tha se me asnjë kusht qëllimi i koalicionit të tij nuk është të jetë pjesë e qeverisë, por vetëm zbatimi i Planit Shtatë-Pikësh që daton nga viti 2013.

“Ne i kërkuam presidentit që personalisht të advokojë për përmbushjet e këtij plani. Do të shohim çfarë ndodh. Duke ardhur këtu, ne deshëm të tregojmë konstruktivitetin në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët”, ka thënë Kamberi për Danas.

Në bisedimet të cilat afërsisht një orë, Shaip Kamberi tha se Aleksandër Vuçiç nuk u ofroi asgjë konkrete, por se vetëm i dëgjoi.

Kamberi sqaroi gjithashtu se kjo është hera e pestë që konsultohet me presidentin e Serbisë për formimin e qeverisë së re.

“Ne shkojmë për herë të pestë dhe kërkesat tona janë të vjetra. Tema kryesore e planit shtatë-pikësh është zhvillimi ekonomik, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, çështja e diplomave të panjohura, çështja e pasivimit të adresave, Përdorimi i termave fyese për shqiptarët – termi Šiptar. Të gjitha këto çështje nënkuptojnë jetë për shqiptarët në jug të Serbisë”, shpjegoi Kamberi dhe ritheksoi se prioriteti i tyre nuk është hyrja në Qeverinë e Serbisë, por integrimi në institucionet shtetërore, por nga poshtë-lart dhe jo anasjelltas.

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Sërbia është kapur disa herë në flagranc duke sabotuar negociatat e Shqipërisë me BE-në, është koha që Vuçiç të niset për në botën tjetërr.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhyli i vertet

      Ti themeluesi i demokracise jeshume hermetik. Clidhje ka Kamberi dhe Vuciqi me negociatat tona? Me duket se je bardhyli nga Kosova…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje