Ish-kryediplomates malazeze s’u lejua hyrja në Serbi, reagon Milatoviç

24 Gusht 2023, 10:57Rajoni TEMA

Ish-kryediplomates malazeze s’u lejua hyrja në Serbi, reagon

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka reaguar pas vendimit të autoriteteve serbe për të ndaluar hyrjen e ish-ministres së Jashtme të Malit të Zi në Serbi, duke deklaruar se praktika të tilla duhen lënë pas nëse ka aspirata për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Sapo fola me Jovana Maroviç. Ajo është mirë dhe ka mbërritur në Mal të Zi. Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në Mal të Zi ashtu edhe në rajon.

Jam i sigurt se Jovana nuk është kërcënim për sigurinë e Serbisë”, ka shkruar Milatoviç në platformën sociale të emëruar rishtazi si “X”.

Për një kohë të gjatë, Maroviç ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht, në të cilat ajo është sulmuar brutalisht nga këto medie.


Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviç.

Maroviç dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

2 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Kështu duket "Ballkani i Hapur" i Vučić-it! Prandaj duhet dhjerë në té!

    Përgjigjjuni
    1. R
      RKS

      Po pra me malazezet jane praktikisht nje popull me gjuhe, me fe e pjesemarrje te perbashket ne luftra. Dhe sillen kaq ne menyre te poshter ndaj tyre. "serb" nuk eshte vetem kombesi por diagnoze psikiatirike. Kete e din te gjithe ne ish-Jugosllavi prandaj u ndane nga ta. Tani del nje tip karagjoz shqipfoles me corape te kuqe dhe pretendon te kunderten duke fyer te gjithe qe nuk i bashkohen ne perqafimin e xhelatit te tyre.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje