Kryeministri grek nuk kishte hallin e Ballkanit Perëndimor, por te Ukrainës. Përdori Samitin për synimet e tij

23 Gusht 2023, 10:51Rajoni TEMA
Kryeministri grek nuk kishte hallin e Ballkanit Perëndimor, por te

Samiti i Athinës duhej të trajtonte në fakt progresin në procesin e anëtarësimit në BE. Megjithatë personi kryesor në takimin e Athinës për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor ishte presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deshi t’i jepte një shtysë të re procesit të zgjerimit të BE. Ai ftoi të hënën për një darkë në Athinë krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit për të shënuar 20 vjetorin e të ashtuquajturit “Premtimi i Selanikut”.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë prej 20 vitesh në dhomën e pritjes së BE. Në qershor 2003, BE konfirmoi, se e mbështet pa rezerva orientimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.”E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Bashkimin Europian”, u tha atëherë në deklaratën përfundimtare të samitit europian pranë qytetit grek të Selanikut, nga i cili deklarata mori edhe emrin. Në gusht 2023 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presin ende në korridor dhe vende si Greqia përpiqen të hapin për ta derën e BE, por me sukses shumë të limituar.

Darka në Athinë duhej t`i jepte një shtysë dhe një lëvizje të re situatës së ngrirë. Por protagonisti i takimit në kryeqytetin grek nuk ishte asnjë shef ballkanik – por Volodimir Zelenski.

“Deklarata e Athinës” për Ukrainën

Pas darkës liderët e vendeve të Ballkanit theksuan mbështetjen e tyre të palëkundur “për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës kundër agresionit rus”. Përveç vendeve aspirante të BE, të pranishëm ishin edhe vendet anëtare të BE në Ballkan. Vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ishte i ftuar për shkak të tensioneve aktuale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Krerët e qeverive të Serbisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Kroacisë dhe Ukrainës nënshkruan të ashtuquajturën “Deklarata e Athinës”, sipas së cilës “krimet e luftës dhe krimet e tjera nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar”. Të gjithë ata që janë përgjegjës për krime si sulme ndaj civilëve, por edhe për shkatërrimin e infrastrukturës, duhet të japin llogari, kërkojnë nënshkruesit në deklaratë.

“Deklarata e Athinës” përmbante edhe disa rreshta për arsyen e hershme të takimit: se është urgjentisht e nevojshme të përshpejtohet rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Megjithatë për një “zhvillim të ri në këtë çështje” nuk kishte asnjë shenjë. (Me shkurtime nga DW)

7 Komente

  1. S
    Shqipe-Free

    Greqia e "Micos"..Mblodhi ata qe Deshi per tu thene, "Se greqia eshte ajo qe dominon ne Ballkan".. 1-Greqia e Micos...i "Tregoj Kthetrat" Shqiperise...me Mbledhjen e Athines 2-Ukrania ishte thjeshte nje "Mbeshtetje Simbolike"...me Deklaraten e Krimeve Russe, si dhe nje Zgjerim i BE-s me Ukrainen eshte shume shume pake i Besueshem....pra me thene Shkurte Pordhe...ose Shashka Tymese e Micostaqis. @@Ajo Mbledhje fare thjeshte munde te quhet "Koete se koti"..sepse NUK dha asgje te re Per Zgjerimin...se si..dhe qysh..sepse Greqia vete NUK KA FORCEN Vendimmarrese..por bene sikur edhe ajo ka Rol Dominues.... Jane Gjwermania dhe Franca ato qe VENDOSIN nese dikush Hyne ne BE..apo jo..Greqia me mire eshte te shikoj Borxhet e saj????

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqipe free budalli

      O budalla i trashe si shume shqipo te tjere. ne BE futesh me kritere teknike dhe arritjen e standarteve demokratike, dhe jo me fuqine e Greqise apo Italise apo Gjermanise. Nese shqiperia do jete sic ceshte tani nje nga vendet me standartin me te ulet te demokracise ne europe (ka vetem kosoven dhe bosnjen prapa) nuk do futet kurre ne BE.

      Përgjigjjuni
    2. z
      zalli

      Ukraina ,po duhet te resepktohet tersia territoriale e saj,e para luftes,Serbia po duhet te respektohet tersia territoriale e saj,Kurtiçi po dakort tha,po tersia territoriale e Kosoves!apo harroi Kurtiç se ekziston nje problem i tille,Greqia nuk e njeh Rep.e Kosoves e mgjt,eshte fat se njihet kurtiçi,nuk e di kur Amerika bombardoi Serbin dhe çliroi Kosoven,ku ishte valle Greqia!doemos i dhimbej ortodoksia Serbe,sa poshte kurtiçi asnje fjale per njohjen e shtetit Kosoves,e pra asnje meter toke nuk i lidh keto dy vende qe te kene probleme as te vjetra e as te reja,heshtja ne te tilla raste VRET,ne radhe te pare popullin e martirizuar te kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmiri Gri

        Kryeministri Grek tregoi ne darken se eshte kakareq..I turperoi te ftuarit,maza ma keq.Fat qe nga Shqiperi nuk pat deshimitare ne kete turp.Kurti tregon ndryshe,nga Vuci,Zelinski,….

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patllakja

          Patriarku i serbise nuk do ne BE ,,,as hoxha i shqiperise nuk do ne BE ,,,,,Dervishi do ne BE ,,,,ja te shohim ,,,,,,

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Uroj që të ndergjegjsohet populli shqiptar dhe politikanët shqiptarë që nga Salih Berisha deri tek Edi Rama,dhe të kuptojnë se kush është Greqia dhe Serbia që të dyja këto kryesisht shtrihen në territore shqiptare që i kanë marr përmes fuqive të mëdha duke masakruar,vrar zhduk e asimiluar shqiptarët.Për më keq po këto shtete kurr nuk kanë ndërpre përpjekjet dhe synimet të marrin edhe toka shqiptare dhe nuk janë penduar për krimet e bëra.Kurr për 35 vite në Shqipëri nuk i ka marr seriozisht këto fakte,vazhdonin të heshtnin,të silleshin si jo shqiptar,pa dinjitet,shkatrruan ushtrinë dhe nuk e bënë kurr më.Kështu krijuan bindjen se Shtetet fqinje duke përfshirë edhe Maqedoninë artificiale të bëjnë presion,të.fusinë në gjithë Shqipërinë agjenturat e tyre e tani së fundi kërkojnë edhe territore.Politika shqiptare mendjemadhe sillej sikur është kërthiza e Ballkanit hynte e dilte me Vuçiq ,e ndihmonte atë dhe përbënte Kosovën.Këthehët çdo gjë në këtë botë o njerëz.Në Shqipëri është në shuarje ndjenja kombëtare dhe vet fakti se dikush për 300 euro pension ndrron.përkatsin kombëtare për të.minuar edhe kompaktësinë e shtetit flet shumë.Nëse nuk.mobilizohet së.psku tani politika,mjetet e informimit ,intelektualë pasojat do të jenë.të.pa riparudhme.Nuk i duhet kujt europa pa organizim të mrendshëm shtetëror,pse çka po e gjen Turqinë që nuk është më BE,po Anglinë që.iku.Ç'fitim ka Rumania që është në BE e gjithë verës prashisin misër në Serbi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje