Pas takimeve në Athinë me liderët e Greqisë dhe Ukraiunës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se asnjë nga këto dy shtete nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ia kam sqaruar situatën rreth Kosovës, mendoj se nuk do të ketë ndryshime në raport të Ukrainës me Republikën e Serbisë dhe respektimin e integritetit territorial dhe mendoj se kjo ka qenë një punë e rëndësishme për ne”, citohet Vuçiç nga KosovaPress.
Ai shtoi se është njoftuar nga zyrtarët grekë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Mbrëmë kam biseduar me ministren e jashtme dhe shumë zyrtarë tjerë grekë, besoj se sot do të kem bisedime të mira me Kyriakos Mitsotakis rreth miqësisë shekullore dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim. Ai më ka thënë mbrëmë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë rreth çështjes së pranimit të pavarësisë së Kosovës”, citohet Vuçiç.
Gjatë takimit informal në Athinë, presidenti i Serbisë kërkoi llogari pse ishte ftuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke qenë se Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Por në deklaratën e të martës, ai e ka quajtur të drejtë qëndrimin e Greqisë.
“Nuk e kisha problem pse ishte Kurti aty. Në asnjë vend nuk ishte shkruar Kosova apo Serbia, por vetëm Beogradi e Prishtina… Nuk kishte flamuj”, citohet Vuçiç.
vucic eshte deluzional komplet .......
Ha..ha….nuk eshte ndonje suprize per shqipetaret…cdo gje paguhet me te njenjten monedhe…!
Andej nga Prishtini ka ndonje koment per komentet e ketij serbi per greket?
Uroj që Ukrahina të mos ngelë viktimë e lojës së klanit klerikalo politik Rusi-Serbi-Greqi me Kosovën, por ti bashkohet popujve të tjerë sllavo europjanë, që u shkëputën nga kurthi rus, duke menduar si Perëndimorë. Dinamikat që prodhon Serbia me Greqinë janë pjesë e një kulture lluce mesjetare ballknike, që mbajnë gjallë kolonializmin klerikalo rus, që e çoi edhe Ukrahinën në këtë humnerë. Nëse Ukrahina do të kishte qenë mendjehapur , kurajoze dhe jo pjesë e kulturës ruso- serbo-greke, kur vendet balltike ju bashkuan NATOs dhe BEsë, do t'i kishte kursyer vetes mijëra të masakruar dhe integritetin e saj territorial. Gjithësesi me shqiptarët janë në borxh, pasi nuk i bëmë sehir tek masakroheshin, por ndihmuam me gjithçka Ukrahinën, Kosovë e Shqipëri bashkë, hapur para botës, ndryshe nga Greqia që në aleancë të heshtur me Rusinë që mundohet të hajë me dy lugë, krejt ndryshe nga ajo që Ukrahina bëri me shqiptarët kur shfaroseshin nga Millosheviçi dhe aleanca e tij e hekurt me Rusinë dhe Greqinë. Kosova ngelet një sfidë e madhe e ndarjes së Ukrahinës rusofile me Ukrahinën europjane, por edhe një borxh i madh historik që tashmë rëndon në ndërgjegjen e Ukrahinës që di të ndajë miqtë nga ata që bëjnë sehir kur përvëlohet dhe mburren rrugëve të Serbisë me shenjën Z të gjenocidit rus mbi popullin martir të Ukrahinës
Po kurti ku ishte bre,apo ne banjo se kishte darkuar"rende"