Gazetari dhe raportuesi i prestigjiozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për Evropën Juglindore, Michael Martens, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ka bërë me dije se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është bashkuar me liderët e tjerë rajonalë në dënimin e krimeve ruse në Ukrainë.
Mertens, i cili që një kohë të gjatë përcjellë nga afër zhvillimet politike në Evropën Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ka thënë se presidenti serb ka mbështetur një deklaratë të përbashkët, ku kërkohet që përgjegjësit për krime lufte në Ukrainë të paraqiten para drejtësisë.
“Në Athinë, udhëheqësit e 10 shteteve të Evropës Juglindore dënuan krimet ruse të luftës në Ukrainë dhe mbështetën sjelljen e përgjegjësve para gjyqit. Këtë e ka përkrahur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Mertens, derisa ka publikuar një pjesë të deklaratës.
“Ne kemi rënë dakord se nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, të tilla si sulmet kundër civilëve e shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e 10 udhëheqësve rajonalë.
Liderët e shteteve ballkanike janë mbledhur në kryeqytetin grek të hënën së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar të ardhmen evropiane të rajonit, ku ndër të tjerë, pjesëmarrës ishte edhe Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ishte nikoqir i darkës joformale në pallatin Maximou në Athinë, ku përveç zyrtarëve më të lartë shtetëror nga nëntë vendet e Ballkanit Perëndimor, prezent ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ai i Këshillit Evropian Charles Michel.
Serbia është në mesin e vendeve që akoma nuk i ka vendosuar sanksione Rusisë për agresionin e paprovokuar në Ukrainë, ndërsa Kosova është ndër vendet që prej fillimit të agresionit në shkurt të vitit 2022 ka dhënë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe popullin ukrainas.
Zyrtarët serbë në krye me presidentin Vuçiç, vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron “interesat vitale” të shtetit, sepse Serbia po ashtu mbështetet në Rusinë, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gazetari qenka nje debil Ose nje kukull e Putanes
Ja the mor ja the Po kujt ja the mer vesht ky Ato din vetem Beleri dhe kaq
Sa poshte paska ra….!
Kiriakos si nje ushtar i bindur i RUSEVE ,zhvilloi kete takim me gjoja 10 vendet e Europes Juglindore vetem e vetem per te bere te mundur dhenien e dores se Vuçiçit presidentit te Ukraines Zhelevski!Valle ç'ka kurdisur Rusia me kete takim dhe perse duhej te ishte edhe presidenti i Ukraines!Ditet apo muajt qe vijne do te kjartesojne kete takim nga kalandsrat Greke!A do te kete ndonje pasoje ne shendetin e tij Presidenti Zhelenski pas dhenies se dores Vuçiçit!Koha do tatregoje!Ate qe Cari Rus i kishte pergatitur dhe nuk iu be e mundur ndaj ndonje komploti per shendetin e Presidentit te Ukraines ka gjasa ta kete realizuar nga ky takim neperjet Greqise si aleate e nendheshme e saj!
Nëse bie dakord që të dënohen krimet e luftës, atëherë vë sanksione, gjë që Serbia nuk e ka bërë. Sidoqoftë, vlerë kanë vetëm faktet, provat, marrëveshjet, firmat që liderët hedhin në dokumenta ndërkombëtarë. Si tha Vuçiçi kur duhet të nënshkruante marrëveshjen me Kosovën: "Më dhemb dora ,prandaj nuk firmos"! Pra fjalët i merr era! Kur të vërë sanksione Rusisë e kur të firmosë me Kosovën atëherë jemi në rregull. Gjithë të tjerat janë alibira për të ndënjur në pushtet, pa pranuar pavarësinë e Kosovës dhe pa ndëshkuar Rusinë.
Buzepidhi i sllobodanit, vepra jo llafe. Me llafet e tua ne fshijme jarin.