Ish-zv.kryeministri grek largohet nga Syriza: Kasselakis po e çmajtëzon partinë

18 Korrik 2024, 20:30Rajoni TEMA
Ish-zv.kryeministri grek largohet nga Syriza: Kasselakis po e

Ish-zv.kryeministri i Greqisë, Giannis Dragasakis, njëherazi themues dhe njeri me peshë në partinë Syriza ka deklaruar largimin prej saj.

Në një deklaratë të cituar në mediat greke, Dragasakis ka vënë në dukje rolin përkeqësues të kryetarit aktual të partisë, Stefanos Kasselakis, që sipas tij:

"Trashëgoi një parti me probleme, por po përkeqëson ato dhe po e çmajtëzon atë"

Dragasakis ka deklaruar se ka nevojë për një parti të re të së majtës.

Ai nuk është përfaqësuesi i vetëm i Syriza që ka shprehur hapur rezervat dhe kundërshtimin ndaj kryetarit të ri të partisë.

1 Komente

  1. h
    himarjoti

    Nuk jemi province e Greqise dhe pak na intereson se cfare fucking ndodh atje......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje