Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia Marta Kos, ka thënë të enjten se ajo nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian (PE), ku u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së, shkruan REL.
“Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo. Jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ka thënë ajo pasi është pyetur për idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat, sipas deputetit që bëri pyetje, mund të kthehen përsëri në tryezë pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Administrata e mëparshme e Trumpit ka thënë se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, me kusht që Prishtina dhe Beogradi do të përpunonin një “zgjidhje të kënaqshme reciproke”.
Kos është pyetur gjithashtu edhe për rolin e saj të mundshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo shprehu gatishmëri për të punuar me Kaja Kallasin, e cila pritet të konfirmohet në postin e përfaqësues për politikë të jashtme të BE-së, dhe ta marrë përsipër ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve fqinje.
“Dialogu formalisht është në duart e Kaja Kallasit. Unë do të punoj sigurisht me të. Pasi e njoh këtë rajon dhe mentalitetin, dua të bashkëpunoj në këtë fushë. Të lëvizim përpara. Është bërë shumë formalisht deri me tani”, tha ajo.
Ajo tha se pret nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan në fillim të vitit 2023 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Por, Kos paralajmëroi se “nëse gjërat nuk shkojnë, duhet të gjejmë një rrugë të re”, duke e cituar Albert Ajnshtajnin se “është çmenduri të vazhdosh ta bësh të njëjtën gjë çdo ditë dhe të presësh rezultat tjetër“.
Ballkani i Hapur dhe ndryshimi ndarjeve administrative midis Kosoves dhe Serbise eshte zgjidhja. Burokratet e Brukselit e kane mendje te rrogat e majme jo te zgjdhejt reale me frymen e kohes kur cdo dite e me teper ekonomia boterore po globalizohet. Donald Trump do te mbeshtese teorine e tij te "Ballkanit te Hapur", qe e mbeshteti Edi Rama, pasi eshte vazhdim i endrres se shqiptareve te copetuar me forcen e armeve te serbeve, grekeve e malazezeve dhe te sanksionuar nga Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha te Europes ne Londer me 29 korrik 1913. Prandaj shqiptaret i urrejne kufijte qe ua kane vene fqinjet me force dhe Fuqite e Medha te Europes me teorine e ekuilibrit te forcave. Por jane edhe serbet qe i urrejtne kufijte i vune me forcen e armeve ish-vellezerit te tyre jugosllave sllave dhe Konferenca e Dejtonit USA me 1995 dhe deshirojne Ballkanin e Hapur. Ne nuk duhet te behemi xheloze pse ata do te marrin 4 komunat serbe ne Veri te Kosoves, ndersa ne do te marrim Kosoven dhe Luginen e Presheves. Te dy shtetet do te behen anetare te Bashkimit Europian, ku nuk ka me kufij.
Kosova vetëm humbet nga një shkëmbim territoresh. Pse? Sepse komunat e Mitrovicës së Veriut janë historikisht dhe aktualisht të banuara nga shqiptarë, po ashtu si komunat e Preshevës dhe Bujanovcit. Pse duhet të dorëzojmë një territor shqiptar për të marrë një tjetër të banuar nga shqiptarë? Ky është një proces që nuk sjell përfitime për ne, por vetëm për Serbinë, e cila kurrë nuk do të ndalet së kërkuari më shumë. Ata na kanë grabitur gjysmën e tokave deri në Nish dhe përtej tij dhe vazhdojnë të kërkojnë territore shtesë, ndërsa kërkesa të ngjashme po dëgjohen edhe nga Greqia. Prandaj, absolutisht jo shkëmbim territoresh. Nuk ekziston asnjë bazë historike për ta lidhur veriun e Kosovës me Serbinë. Serbët që jetojnë në atë zonë janë kolonë të vendosur aty nga regjimet e Titos dhe Millosheviçit me qëllim të depopulimit të Kosovës dhe zëvendësimit të popullsisë autoktone shqiptare me kolonë serbë. Tokat e veriut të Kosovës kanë pronarë legjitimë shqiptarë, të cilët janë të vendosur të mbrojnë pronësinë e tyre. Serbët kërkojnë të uzurpojnë këto toka, duke pretenduar se ato u përkasin pa asnjë të drejtë historike apo ligjore. Kosova duhet të jetë e mençur dhe të kundërshtojë çdo formë shkëmbimi territorial, duke treguar tapitë e tokave dhe pronave të shqiptarëve të veriut si dëshmi të pronësisë së tyre. Kjo nuk është vetëm çështje e sovranitetit, por e drejtësisë historike dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve. Kosova duhet të qëndrojë e palëkundur dhe të mbrojë tokat e saj nga cilido që përpiqet t’i marrë. Bëhuni të zgjuar, mos u bëni vegla të interesave serbe që kërkojnë të dobësojnë dhe fragmentojnë Kosovën. Kjo është toka jonë, e trashëguar nga të parët tanë dhe e mbushur me historinë dhe kulturën tonë. Çdo hap pas do të çonte në një dobësim të qëndrueshmërisë sonë kombëtare dhe një tjetër fitore për ata që synojnë të na ndajnë dhe kontrollojnë.
Sigurisht qe shkembimi i territoreve do te jete zgjidhja e vetme normale per problemet kosove-serbi. Secili komb te ndertohet me qytetaret e tij. Mendimi se veriu ka qene gjithmone shqiptar eshte vertete i drejte por tashme ka marre fund, atje jane vendosur me kohe serbet dhe ne nuk kemi fuqi ti largojme. Mendimi i persese-se nenkupton se edhe sllavet, te cilet shtrihen ne gjithe europen, duhen larguar se nuk jane europiane, po a mundet!!! Veriu i kosoves eshte thjeshte nje territor, ndoshta me pak i rendesishem se sa lugina, e shkembimi i tyre do te sjelli stabilitetin ne ballkan e me gjere, ndryshe kosova do te jete gjithmone e ndare dhe jo stabel.