Tri ditë pasi rreth gjysmë milioni njerëz morën pjesë në koncertin e këngëtarit Marko Perkoviq Thompson në Zagreb – qytet kroat me rreth 770.000 banorë – ku u dëgjuan thirrje fashiste dhe përshëndetje ustashe, erdhi reagimi i Bashkimit Evropian (BE).
“Dënojmë çdo shprehje të fashizmit që na kujton periudhat më të errëta të historisë evropiane”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE) në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL).
Ai shtoi se BE-ja ka një vendim kornizë për luftimin e racizmit dhe ksenofobisë, që obligon vendet anëtare të ndëshkojnë penalisht gjuhën e urrejtjes. Kjo përfshin nxitjen publike të dhunës ose urrejtjes ndaj individëve apo grupeve për shkak të racës, ngjyrës, fesë, origjinës apo përkatësisë kombëtare ose etnike.
Sipas BE-së, shtetet anëtare janë gjithashtu të detyruara të kriminalizojnë publikisht aprovimin ose relativizimin e krimeve si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.
“Autoritetet kombëtare janë përgjegjëse për të hetuar dhe trajtuar çdo rast të pretenduar të gjuhës së urrejtjes apo krimeve të urrejtjes, në përputhje me ligjet kombëtare që zbatojnë këtë vendim kornizë”, tha zëdhënësi i KE-së.
Këngëtari kroat, Marko Perkoviq Thompson, është kritikuar prej dekadash për përdorimin publik të simboleve fashiste të Shtetit të Pavarur të Kroacisë (Nezavisna Drzava Hrvatska – NDH), një krijesë kukull e Italisë dhe Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, përgjegjëse për vrasje masive, kampe përqendrimi dhe persekutime ndaj serbëve, hebrenjve, romëve dhe antifashistëve kroatë.
Pak ditë para koncertit, agjencia franceze e lajmeve AFP paralajmëroi se do të mbahej koncerti i një këngëtari i njohur për simpatitë e tij naziste, të cilit më herët i ishin anuluar koncertet në Berlin (2014), e pastaj edhe ne Zvicër, Holandë, Austri e Slloveni.
Pas koncertit, ku u këndua me thirrjen “Za dom spremni” (Gati për atdheun), vërshuan kritikat, por kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, tha se “nuk ka arsye për t’u habitur”.
Dënime dhe reagime të ashpra
Koncerti u dënua edhe nga Kongresi Evropian i Hebrenjve, i cili, në një reagim në platformën X, tha se ishte i tronditur nga “përshëndetjet naziste dhe sloganet fashiste”.
“Të tilla veprime madhështojnë kapitujt më të errët të historisë dhe nxisin antisemitizëm dhe urrejtje”, thuhet në deklaratën e Kongresit.
Ish-komisionarja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, e cilësoi ngjarjen si një “ringjallje të turpshme të simbolikës fashiste”.
“Një jehonë e frikshme dhe një kujtesë e ashpër për të kaluarën e errët, të cilën Evropa është zotuar të mos e përsërisë kurrë më”, shkroi ajo në X.
Organizata joqeveritare “Shtëpia e të Drejtave të Njeriut” në Kroaci kujtoi se edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar në vendimet e saj se përdorimi i përshëndetjeve dhe simboleve nazi-fashiste nuk mbrohet nga liria e shprehjes.
“‘Za dom spremni’ është në kundërshtim të plotë me vlerat themelore të qytetërimit”, deklaroi Ivan Novosel nga kjo organizatë.
Ndërkohë, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut e quajti koncertin “sulmin më masiv ndaj vlerave kushtetuese të Kroacisë që nga fundi i viteve ’90, si dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të Bashkimit Evropian”.
Edhe Avokatja e Popullit në Kroaci, Tena Shimonoviq Einwalter, e konsideroi shqetësuese praninë e simboleve që kujtojnë regjimin e NDH-së në rrugët e Zagrebit, një ditë para koncertit.
“Ai regjim nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e së tashmes apo së ardhmes sonë, sepse ishte ndërtuar mbi urrejtjen, vrasjet masive dhe diskriminimin ndaj njerëzve të kombësive, feve dhe bindjeve politike të ndryshme, të cilët trajtoheshin si qenie me vlerë më të ulët”, tha ajo.
Pllenkoviq me Thompsonin
Një ditë para koncertit, kryeministri kroat, njëherësh udhëheqës i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Pllenkoviq, vizitoi hipodromin e Zagrebit, ku u mbajt spektakli i këngëtarit Marko Perkoviq Thompson. Ai ishte i shoqëruar edhe nga fëmijët e tij.
HDZ është pjesë e aleancës së Partive Popullore Evropiane dhe e afërt me Unionin Kristian-Demokrat të Gjermanisë (CDU). Pllenkoviq nuk i dënoi mesazhet e kontestuara të koncertit, përfshirë thirrjet e Thompsonit që Evropa – një kontinent i karakterizuar nga multietniciteti – të rikthehet te “vlerat e krishtera”.
Kryeministri kroat nuk shprehu as habi për përmbajtjen e koncertit, duke thënë se “koncertet e Thompsonit janë të njëjta tash e 35 vjet”.
“Sa i përket rasteve të veçanta, ku ka simbole të ndaluara apo këngë problematike, policia do të ndërmarrë masa”, tha Pllenkoviq në një konferencë për media në Zagreb.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, theksoi se nuk duhet etiketuar qindra mijëra njerëz që morën pjesë në koncert, dhe se policia po vepron në përputhje me ligjin.
“Janë komunikuar qartë mënyrat se si policia do të veprojë, ashtu siç vepron edhe në tubime të tjera publike, përfshirë ndeshjet e futbollit”, tha Bozhinoviq.
Kryeministri Pllenkoviq shtoi, gjithashtu, se në lidhje me një nga këngët, “gjykatat kanë dhënë mendimin e tyre”.
“Sigurisht, e dija që gjithçka do të reduktohej në tri fjalët e para të këngës ‘Çavoglave’, e cila ekziston tash e 34 vjet dhe, me shumë gjasë, do të jetë edhe për 100 të tjera”, tha Pllenkoviq, duke shtuar se “këtë këngë nuk do ta censurojë askush”.
Në repertorin e Thompsonit, kënga më e kontestuar është “Bojna Çavoglave”, e krijuar në vitin 1991, gjatë luftës në Kroaci, ku vetë këngëtari mori pjesë si vullnetar.
Në këtë këngë, ai përshkruan mbrojtjen e fshatit të tij të lindjes, Çavoglave, nga forcat serbe. Kënga fillon me përshëndetjen famëkeqe “Za dom spremni”, ndërsa ndër vargjet e saj dëgjohet edhe thirrja: “Dëgjoni, vullnetarë serbë, bandë çetnike – do t’ju arrijë dora jonë edhe në Serbi.”
Çfarë përcaktojnë ligji, Kushtetuta dhe gjykatat?
Në Kroaci, ligji ndalon interpretimin e këngëve apo shfaqjen e simboleve që prishin rendin dhe qetësinë publike. Dënimet për këtë variojnë nga 700 deri në 4.000 euro, ose me burgim deri në 30 ditë.
Përshëndetja “Za dom spremni” është gjithashtu në kundërshtim me Kushtetutën kroate, e cila ndalon çdo nxitje të urrejtjes kombëtare, racore apo fetare, shpjegojnë nga organizata “Shtëpia e të Drejtave të Njeriut”.
Megjithatë, trajtimi i kësaj përshëndetjeje ustashe në Kroacinë e sotme është i ndërlikuar dhe i paqartë.
Për shembull, në vitin 2019, një këngëtar në Makarska u ndëshkua me gjobë për thirrjen “Za dom spremni” gjatë interpretimit të një kënge të Thompsonit. Por, në qershorin e 2020-tës, Gjykata e Lartë për Kundërvajtje në Kroaci vendosi që, nëse Thompson fillon këngën e tij “Çavoglave” me këtë përshëndetje, kjo nuk përbën shkelje të rendit publik.
“Fakti që kjo thirrje është pjesë e një kënge autoriale nuk ndryshon realitetin se ‘Za dom spremni’ është një përshëndetje ustashe, që simbolizon një ideologji kriminale nazi-fashiste”, deklaroi Ivan Novosel nga “Shtëpia e të Drejtave të Njeriut”.
Një komision i përzier shkencëtarësh, i themeluar nga qeveria kroate në vitin 2018, rekomandoi që kjo përshëndetje të mos ndëshkohet vetëm në rastet kur përdoret për të përkujtuar luftëtarët e rënë të milicisë partiake të Forcave Mbrojtëse Kroate (HOS) gjatë luftës së viteve 1991–1992.
Edhe gjatë koncertit në hipodromin e Zagrebit, Thompson, para se të thoshte “Za dom”, i pasuar nga masa që iu përgjigj me “spremni”, tha se i referohej luftës që filloi në vitin 1991.
“Imagjinoni gjysmë milioni njerëz të mbledhur në Berlin në një koncert të ekstremit të djathtë, duke bërtitur në kor ‘Sieg Heil’. E paimagjinueshme në Gjermani”, shkroi gazeta gjermane Berliner Zeitung, në një koment për koncertin e mbajtur më 5 korrik në Zagreb.
“Ndërsa në Kroaci, përshëndetja fashiste ‘Za dom spremni’ këndohet me zë të lartë nga turma”, raportoi gazeta.
Mesazhi për Evropën
Që në fillim të koncertit në hipodromin e Zagrebit, ku, sipas vetë Thompsonit, morën pjesë njerëz që kultivojnë “dashurinë për Zotin, familjen dhe atdheun”, këngëtari dërgoi një mesazh për Evropën: “Të kthehet te rrënjët dhe tradita.”
“Të rikthehet te rrënjët e saj të krishtera, sepse vetëm ashtu mund të bëhet përsëri e fuqishme”, tha ai nga skena.
Publicisti kroat, Luka Matiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha se, sipas tij, nuk ka shumë kontradiktë midis koncertit të Thompsonit dhe vlerave të sotme evropiane, duke vënë në dyshim drejtimin e BE-së përballë, siç e quajti ai, hipokrizisë ndaj krimeve në Gaza apo shfrytëzimit të resurseve natyrore në Serbi.
“Një spektakël si ky, ku mblidhen gjysmë milioni vetë për të sulmuar ato vlera, nuk më habit aspak”, tha ai.
Në fakt, janë shitur mbi 450 mijë bileta, ndërsa organizatorët pretendojnë se në koncert morën pjesë 504 mijë persona. Megjithëse Thompson është shumë i popullarizuar në Kroaci dhe më gjerë, koncertet e tij janë anuluar në disa vende të Evropës, për shkak të mesazheve të tij problematike.
Thompson, gjithsesi, nuk është i vetmi artist që ka përjetuar anulime të koncerteve për shkak të simbolikës fashiste apo deklaratave të mëhershme.
Një shembull është festivali gjerman Rock im Park, që vitin e kaluar anuloi performancën e grupit amerikan të muzikës metal, Pantera, pasi në një video të vitit 2016, këngëtari Phil Anselmo shihej duke bërë përshëndetje naziste dhe duke thirrur “fuqi e bardhë”. Të njëjtat performanca u anuluan atë vit edhe në Austri.
REL
asgje rraciste ska ketu !
Armiku i armikut tim eshte miku im!
Keto kurvat e Europe's nuk flasin kur shqiptaret e Kosovës,bejne nje koncert jashte,apo kur zhvillohet nje aktivitet sportiv edhe ne Qipro,Athines,Rumani,apo vendet e Ballkanit kudo organizojnë me parulla e me njerez dhe i ndersejne kunder Kosovës.Te gjithe shtete e Jugosllavisë përveç Sllovenisë jane sulmuar dhe vrarë nga Serbet,qe me sjelljen e tyre nuk kane qene kurre europiane,e me qindra vjet Europa i ka ne mbrojtje thua se jane te zgjedhurit e Zotit
ku u dëgjuan thirrje fashiste dhe përshëndetje ustashe" Lajm i denje per mediat serbe, por jo per ato shqiptare
Enio shkjau i qelbur, gjenocidialet shkije ka 2 shekuj qe mbijetojne tw ndihmuar nga ruset dhe duke kryer gjenocide ndaj p shqiptarve dhe popujve tjere. Tw djegu o Wnio shkjau gjenocidial.
NE SI SHQIPTARE DUHET TE MESOJM SHUME NGA KROACIA - PARAROJA E BALLKANIT NE CDO KENDVESHTRIM. RROFSH KROACI ...
Ky i peruluri me rrespekt ndaj neofashistevet kroat, per te qen i besuar ka shkrojtur komentin me germa kapitale, po harron se thirrja e ketyre fashovet per europen te vleravet kristjane, shqiperin dhe kosoven me shumice myslimane nuk e honepsin! A po, se jane anti serb prandaj duhet marr shembull...!! Mos harro zoteri, kroatet ben lufte edhe me myslimanet boshnjak dhe nuk jane aq dashamires me tetjeret sidomos uzbashet!
Gjethja e k.rit, Gienocidialet barbar shkije jane sikur ti, ata gjenetikisht jane race kriminale gjenocidiale. Ti je qelbesire qe kundermon.
Kombi kroat ka kerkuar vazhdimisht te kishte shtetin e tij. Ideologjite qe perdoren per te arritur ne kete pike jane mjete sekonadare e rendesishme ishte deshira e tyre per shtet qe e realizuan. Pjesa tjeter e shkrimit jane lloqe moral politike
O kosovar , shqipetaret asnjehere ne histori nuk kane sulmuar ndonje shtet fqinje nderkohe qe para Skenderbeut serbet shkuan deri ne Sarande dhe shumica e fshaterave kan emra serbe .Ter jeten beni si trejma , kebo lufte me serbet etj etj .Keni gjuajtur ca pushke nga maj e maleve ku malet si hyjne ne pune askujt .Po jeni trima ja ku eshte Serbia sulmojeni , i rruni trapin .Kur nje nga fuqite imperialiste te kohes Italia sulmoi pabesisht Vloren , Laberia nuk i kerkoi ndime askujt por i mundi dhe i hadhi ne det .Italia me avjone , anie ushtarake , tanke e topa , oficere e ushtare te shkolluar i mundi populli Lab me pak pushke e me thika trup me trup .Ju flisni shqip por jeni krejt ndryshe .Dhe austriaket popull gjermanik por nuk kan kerkuar kurre te bashkohen me Gjermanine .Kot se ju nuk ndryshoni .
Qelbesira "Historiano" provon te barazoj barbarite e gjenocidet e shkjaut me furjen e italianve ne shqiperi. Wnde sot i ke godinat italiane ne mes te Tiranes qe perdoren nga shteti. Qelbesire qe provon te relativizosh barbarite serbogreke mbi shqiptaret.
Historiani shkja qe perhap genjeshtra. Gjermanet dhe Austriaket kane tjeter histori. Krahasimi qe bene ti me gjermanet w austriaket ne raport me shqiptaret eshte propagand dhe i pavertet. Provo te ngacmosh Austrin e pastaj tw vertetosh se si do te reagojne gjermanet. Gjermania e le Austrine te pavararur per shkak te trashegimise hisyorike por ende sot te gjitha organizatat studentore austriake marrin fonde nga gjermania per studime e per pushime verore.
Bashkimi Evropian që është.në ç'bërje,qenka kunder njëfarë ideologjie fashiste kroate po pse ky bashkim mutash nuk nuk ishte kurr kunder fashizmir mbi 35 vitet Serbëve e Serbisë që.kërcojnë çdo ditë popujt e Ballkanit që vranë e masakruan me qindra mijra në Kroaci,Bosnjë e Kosovë,apo pse Serbia ka motër Rusinë dhe Evropa pshurr gjak nga frika posa përmendet Rusia.
Amund te plasi lufta midis shqqiptarr dhe cinike serbe ne Kroaci ashtu dhe serb ka ne Bosnje Maqedoni Hungari Rumani Bullgari Greqi Qipro mali zi
E keni marrë te gjithë si jangllesh njëri tjetrin. E para. Kroatët se kanë as me hebrenjt, as me myslimanēt por me serbët. Atyre ju ka kaluar koha. Ne shqiptarët ngaterrohemi kot me këto histori evropianesh. E dyta. Kroatët ju dolën borxhit serbve kur krijuan shtetin e tyre ne 90-91, por serbët kishin pordhë, donin privilegjet që kishin pasur te ishin policë e oficerë se atë mendësi kanë, dmth te kishin njëfarë vetoje dhe shpallēn Krahinat e tyre te shkëputura. Serbët gjithmonë i kanë shkelur ujditë me të tjeret në ish Jugosllavi. Krimet e tyre ndaj kroateve dhe boshnjakeve nuk kanë krahasim nē ish Jugosllavi E treta. Siç thoshte Ten Hsiao Pini "armiku i armikut tim është miku im". Flisni me kroatët si thonë për ne: Illyrian brothers. Lëvizja e parë e kroatëve për pavarësi në shek 19te quhej pikërisht kështu: Lëvizja ilirike.
paska zbukuar mero ziu Thompson qia ropt u trondit europa nderkohe kenga( bojna cavoglave) ekziston qe ne 91...u trondit europa hahahah mero ziu ..... ZA DOM SPREMNI! Per atdheun gati. sa gjysma e kroateve te ishim ne dhe kosova ,ata i vijne hakut serbit ......
Ajmo hrvatska ,jebi srbija.....
Serbia nuk e njeh genocidin ne Srebrenice dhe as pastrimin etnik ne Kosove. Here tjeter na njoftoni me heret te marrim pjese ne koncertin e Thomson
A nuk thërrisnin tifozët serbë "Grobari" si vijon : "Vrite ,vrite shqiptarin që të mbetet kroati pa vëlla"? E pra shqiptarët e kroatët janë pasardhës të Ilirëve. Austriakët dhe hungarezët,gjermanët dhe italianët janë miqtë natyrorë te kombeve mësipër. Një aleancë e mirëfilltë e këtyre shteteve që thamë ( Kosovën nuk e përmend se dihet nga cila anë është,kurse për Bosnjën jam pak në mëdyshje) ,vetëm kjo e mund Serbinë. Rikthimi te simbolet fashiste,aleancat me Amerikën që është e pabesë ,aleancat gjoja ushtarake Kroaci -Shqipëri- Kosovë etj janë pa vlerë dhe as e gudulisin Serbinë. Ka mundësi të gjejmë rrugën e drejtë si kombe,dhe sigurisht jo me logjikën " për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë" Për hatër të urrejtjes ndaj Serbisë kthehemi te fashizmi!???? Kështu cilido në botë do thoshte se ka të drejtë Serbia....