Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC ka deklaruar se Kosova është shembull i një vendi që e di çmimin dhe rrugën drejt paqes, duke rikujtuar periudhën e luftës dhe mbështetjen vendimtare të aleatëve ndërkombëtarë.
“Ka shumë arsye, por ndoshta më lejoni të kthehem pas në kohë. 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Gjenocidi po kryhej kundër popullit të Kosovës. Dhe nën udhëheqjen e ShBA-së dhe sigurisht, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike anembanë botës, jetët tona u shpëtuan”, tha ajo.
Osmani theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare i dha Kosovës një shans për paqe dhe liri, duke nënvizuar arritjet e shtetit sot.
“Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur. Dhe më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e ekzistencës së kombit tonë që nuk e kanë njohur luftën dhe që kanë gëzuar paqen. Ne e dimë se si mund të arrihet paqja, dhe ajo mund të arrihet përmes veprimit. E dini, në atë kohë, unë isha një fëmijë i luftës, duke u rritur nën granata. Dhe si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por çështja është se ajo që po dëgjonim në atë kohë ishin rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre. Ishin fjalë, por asnjë veprim. Derisa erdhi ShBA-ja dhe mblodhën botën për të na ndihmuar”, deklaroi presidentja e cila është një nga liderët botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Më tej ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes nuk përfshin asnjë obligim financiar për shtetin e Kosovës.
“Anëtarësimi iKosovës në Bordin e Paqes të udhëhequr nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hap historik për Republikën e Kosovës”, thotë ajo.
ik o Vjosa Osmani..dhe mos Kakarit shume......... "Bordi i Paqes"?????????????????????????????????????????Mbetet te shohim..dhe mos na e shite per nje Mrekulli qe nuk Ekziston....eshte thjeshte nje Inicjative...qe munde te perfundoj: "Keshtjelle prej Rere".....................
Vjosa, Burdi i Paqes edhte hap historik per antaresim ne BE? Mos je cmenfur gje? Por, nese ti e Rama do ti kerkoni Bordit te Paqes te realizoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine, atehere po qe eshte hap historik. Por nuk duket se ti je e interesuar per bashkim kombetar, por je e interesuar vetem te rizgjidhesh Presidente. Por kjo nuk do te ndodhe, pa i kerkuar Trumpit qe Kosova ti bashkohet Shqiperise.
Patjeter qe eshte rast historik po shen exhidion a e ke ftuar oj komandante e ushtrise se vdekur.