Dyshimet për manipulim të votave në Kosovë, Gjykata: 1 muaj paraburgim për 23 të arrestuar

25 Janar 2026, 10:36Rajoni TEMA
Dyshimet për manipulim të votave në Kosovë, Gjykata: 1 muaj

Gjykata Themelore e Prizrenit ka urdhëruar një muaj paraburgim për 23 të dyshuar lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit.

Ata dyshohen për një sërë veprash penale lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë veprën penale kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit, tha gjykata në një njoftim të dielën.

Të dyshuarit, të arrestuar të premten gjatë një aksioni të gjerë në rajonin lindor të vendit, janë komisionerë dhe vëzhgues që kanë marrë pjesë në numërimin e votave.

Gjykata tha se 21 nga 23 të dyshuarit – të identifikuar vetëm me inicialet O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J. – dyshohen secili për falsifikim të rezultatit të votimit.

Ndërsa, një e dyshuar tjetër, me inicialet A.V., dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit dhe marrje të ryshfetit. Një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie të ryshfetit.

Vendimi ndaj tyre vjen pas një aksioni të gjerë që autoritetet e kryen në Prizren të premten, ku i arrestuan 109 të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë

2 Komente

  1. D
    Demokracia e Kurtit ka deshtue

    Kosova do te kete zgjedhje te parlamentare perseri qe te arrihet te zgjidhet edhe Presidenti i ardhshem. Me Kurtin vetem drejt Rusise mund te shkon Kosova, e ket nuk do ta lejon Presidenti Trump. Kosova do diskutohet me rastin e vizites se Rames ne Shtepine e Bardhe. Ka shume mundesi te hidhet ne tryeze edhe opsioni i bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Presudenti Amerikan Willson na siguroi shtetin para rreth 100 viteve, e Presidenti Trump do i bashkon shqiptaret ne nji shtet te vetem, ma pro-amerikan ne Bote!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi për drejtësi

      Defekti në zgjedhje - votime ka ndodh agresivisht në këto 5 - 6 vite e fundit. Gjatë kësaj kohe janë kapur institucionet e pavarura dhe të tjera prandaj vështirë se do të arrihet tek përgjegjësia e fajtorëve. Tash për tash janë akuzuar vetëm komisionarët por përgjegjësi kanë pushtetarët duke filluar nga KQZ e deri te krerët e shtetit dhe të partive politike. Pa përgjegjësinë e tyre nuk shkohet tutje sepse këto zgjedhje e kanë humb legjitimitetin e tyre. Kjo është gjë e tmerrshme për Demokracinë në Kosovë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje