Në një intervistë për RTK-në, ajo ka thënë se të qenit pjesë e themelimit të kësaj marrëveshjeje përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe progresit të arritur.
“Fakti që SHBA-të e kanë përzgjedhur Republikën e Kosovës ndër 20 anëtaret themeluese, në këtë ceremoni të nënshkrimit sot, tregon shumë për vlerësimin që presidenti Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndaj Kosovës dhe rolit tonë në paqe”, deklaroi ajo nga Shtëpia e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Osmani tha se të qëndrosh me dhe përkrah SHBA-ve është edhe ndjenjë përkatësie, duke nënvizuar se Kosova tashmë prej një kohe të gjatë ka bërë të qarta qëndrimet e saj euroatlantike.
“Për Kosovën, çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare është i rëndësishëm, por ai bëhet edhe më i rëndësishëm dhe merr karakter historik kur flasim për themelimin e organizatave nga aleatët tanë strategjikë. Në këtë rast nga SHBA-të, aleati që ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira dhe që vazhdon të qëndrojë me ne, teksa arrijmë suksese të reja për vendin dhe popullin tonë”, deklaroi presidentja.
Në intervistën për transmetuesin publik, Osmani tha se beson se kjo organizatë do të jetë ndër më të rëndësishmet në historinë moderne, duke ndikuar drejtpërdrejt në zonat e konfliktit. Ajo theksoi se përvoja e shtetndërtimit të Kosovës do të shërbejë si model i shkëlqyer.
“Natyrisht, Kosova, duke pasur përvojën e saj në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, arritjen e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, është një nga modelet më të shkëlqyera se si duhet ndërtuar shteti, paqja dhe aleancat. Nga përvoja jonë kemi shumëçka për të ofruar dhe jemi shumë mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe SHBA-ve që Kosovën e kanë përzgjedhur si një nga shtetet që do t’i vënë themelet e kësaj organizate”, deklaroi Osmani.
Presidentja tha se, me rastin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kjo marrëveshje do t’u dërgohet për ratifikim deputetëve të legjislaturës së re. Ajo shtoi se është e lumtur që, bashkë me Republikën e Shqipërisë, Kosova është pjesë e kësaj organizate.
Ndërkaq, për Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Osmani tha se është krenari e veçantë fakti që aty po përfaqësohen të arriturat dhe potenciali i Kosovës dhe i mërgatës para liderëve të rëndësishëm botërorë.
Osmani sot e përfaqësoi Kosovën si anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë iniciativë ndërkombëtare për paqen.
Do ketē fatin e Thaçit, ka probleme korupsioni.Ēshtē debile si nga veshja po dhe nga logjika.Kuptimi ftesēs sē kēsaj ēshtē thjesht njē mesazh pozitiv shprese qē ju jep politika amerikane shteteve tē vogēla qē njihen dhe pritet tē bëhen tē njohura.
hahahaahahah, cfare hipokrizije. Trump donte te mbushte listen e shteteve pjesemarrese dhe sigurisht do ju merte firmen shteteve skllave si Kosova, Shqiperia etj. Eshte shume here me burrerore te thuash se ne do bejme gjithmone cfare na thote Babai dmth Ustai dmth USA-i. Nuk besoj se ta lypi se do tja kishe dhene si tregues vleresimi per femnen kosovare! Ah pika qe sju bie!
Vjosa e Kosova u ftuan zyrtarisht. Jo si Edi Rama me ftese fallco sa per te genjyer shqiptaret per dy dite.Palloshi ngelet po pallosh.
Suksese ! Eshte mire ta shfrytezoni kete situate per te realizuar bashkimin me Shqiperine , me nje presidence , nje ministri te jashtme e nje ministri mbrojtje te perbashket , mos shikoni per rehatine personale . Keshtu do te hyni ne histori e jo si presidente ,sikur te rrini dhe tre mandate.
Si the ti shefi 55, bashkim me Shqipërinë ? Seriozisht e ke ? Po ata nuk dinë as të flasin e as të shkruajnë shqip .
Zotni tellalli, prandaj duhet te bahet bashkimi kombetar i nderuar dhe te gjithe shqiptaret ta mesojne e ta flasin gjuhen shqipe ashtu siq duhet, sinqerisht me dhemb shpirti kur lexoj reagime nga shqiperia se nuk duhet bashkuar apo deri aty sa urrejne kosoven ky edhe ishte dhe eshte çellimi i serbise e cila ne shekuj ka punuar te baj sa me shume shqiptar nga kosova kunder shqiperise dhe ja ka arritur atij çellimi, personalisht jam nga ata qe kam perjetuar edhe tortura nga shum ish sherbetor te serbise te deshmuar si udbash e te cilet keto vitet e fundit kan rimarre pozita te larta shtetrore su presednikja osmaka e shum munistra e me te tillet jemi larg shqiperise se disa si ti nuk na duan e me afer serbise se jan njefez te serbise te cilet pak e nga pak do na bajne te flasim edhe me keq e te mos kuptohemi fare.
Bukur fort ke fole, por akoma s'shohim ndonje reagim per teorite e kombit kosovar e ne keto kushte, patjeter qe bashkimi do shihet me dyshim
Një shprehja e kolosit të letrave Gjergj Fishtës. “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, Plasshin të gjithë tradhtaret, spiunët e armiqtë që nuk na duan bashkë.
Bordi i Paqes do bashkoje kombin ne nji shtet, edhe pse kete nuk e duan lexhendaret Kurti e Berisha. Po jetojne kohen kur bashkimi i kombit duket i mundshem ne horizont.
me shume shanse ka te bashkohen shqiperia me malten sesa me kosoven. jemi tjeter popull si nga pamja e jashteme, si nga mentaliteti dhe nga niveli i inteligjences. shqiperia as ka qene ndonjehere e bashkuar me kosoven as do behet kurre. plus kosovaret na urrejne dhe percmojne. vetem kur ju ben bytha ter nga frika e serbit flasin per bashkim. "Thank you, but no thank you" thone ne anglisht
Po keta s jane udheheqesa keta kane nivel te ulet dhe se dine cfare eshte autoriteti apo karakteri ,dhe perfaqesojne vendin e tyre ,Vjosa dukej sikur do bente gojore,TRUMP nje rrugac ordiner
Imaginaire sikur Rusia të organizonte bordin e paqes mbas luftës në Kosovë, Si do të reagonte kjo ordinerja Osmani në atë kohë, Kjo është një servile që ulet në prehrin e kujdo
Nga komentet e shof se shipecat e Shqiperise po plasin nga inati hahahaha…oh prit, edhe shkijet e Serbise po plasin gjithashtu, hahaha
Boll mir e the por shkruaj shqip e jo serbisht o kelysh serbit. Grida me gjak e fjalor serbi ja rruani shqiptarve