Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe. Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB

24 Janar 2026, 11:43Rajoni TEMA
Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i saj ndihet i mirënjohur për rolin e udhëheqjes amerikane në procesin e paqes dhe se mbështet fuqishëm iniciativën e Trump. Osmani tha se përvoja e Kosovës në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes pas luftës mund të shërbejë si model për botën.

Deklarata e Osmanit u bë pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëthemeluesve të tjerë të kësaj nisme.

“Duke ardhur nga Republika e Kosovës, një vend i shkatërruar nga lufta, dhe që sot jeton në paqe falë udhëheqjes amerikane, jemi thellësisht mirënjohës dhe krenarë që qëndrojmë krah Presidentit Trump në këtë nismë të re. Besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Kjo është për të shpëtuar jetë”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se proceset e vendimmarrjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh janë të komplikuara dhe të ngadalta, çka e bën më të vështirë arritjen e marrëveshjeve paqësore. Në këtë kontekst, Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më efektive.

Osmani theksoi se nisma nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë paralelisht me të.

“Me këtë organizatë të re, jam e bindur se paqja mund të çojë përpara përmes një procesi vendimmarrjeje më pak kompleks. Në rajonin tonë, OKB-ja ka luajtur rol kryesisht në ruajtjen e paqes, ndërsa drejtimi për arritjen e paqes ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ajo.

8 Komente

  1. P
    Pfff

    Ja e beri servilosjen dhe Turkia e Kosoves. Ca te duan te bejne vetem sa me larg nesh se jane te poshter. Na urrejne fshehurazi dhe e nxjerrin skuthce inatin

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      hahahaha kane rreshqitur fare

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te ounohet per nashkim kombetar, Trump eshte me ne

        Vjosa, bashke me Ramen, i kerkoni Presidentit Trump qe dy shtetet tona deshirojne te bashkohen ne nje shtet te kombit shqiptar. Ne oranvere z.Trump do ti ofroje Serbise nje plan paqeje, jo per negocim por vetem me opsionit ta pranojne ose jo. Dhe nese Serbia i thote jo ketij oropozimi te Trump, atehere Amerika do te njohe e para bashkimin e Kosoves me Shqiperine, ky duhet te jete kushti nese Serbia nuk pranon. Kete duhet te ofrojne Osmani e Rama ne Bordin e Paqes. Ky eshte shansi historik i vertete qe z.Trump do ti jape shqiptareve. Vetem Kurti do te jete kunder ketij plani, por ai do largohet nga Kosove nese ky opsion ofrohet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sht

          Kosovaret e urrejne Shqiperine dhe jane shume te ndryshem nga ne. Mos flisni kot. Bashkim me ta = Lufte civile

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Bashkim me keta talibane qe e mbajne veten si komb kosovar!!! Mos e dhente zoti.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Love United Shqiperi and Kosova

            Je I mencur " Te badhepunohet ...", kjo duhet!

            Përgjigjjuni
          3. F
            Fatosi-kosove

            Nga ajo qe shihet dhe dihet nga ngjarjet ne Palestine ky eshte nje turp nderkombetar i orkestruar nga izraeli dhe trumpi per ta zhdukur Palestinen e angazhimi i Rames dbe ismankes eshte i gabuar sidimos kur shtetet si Britania,Gjermania,Franca dhe shumica e vendeve europiane kan refuzuar te bahen pjese e ksaj maskarade eshte dashur te refuzohet veqmas nga Rama se sa per osmanken kjo dihet, ajo do te vallezon ne çfardo muzike qe trumpi i organizon vetem te duket si faktor, sikur trump ta doje Gazen do ta ndalonte gjenocidin nga izraeli dhe do fliste per Palestinen e jo Gaza, njejt ban serbia ne organizatat nderkombetare ku Kosoven e quan si Prishtina dhe komandantja jone e kote heshte,apo pse trumpi nuk bashkon boten kundet rusise psh, edhe pse dihet se NATO ishte krijuar per ket çellim por ai vazhdon ta thot se nato eshte ne vdekje klinike, une mendoj se ata lider qe e duan paqen ne bote e kan refuzuar kete qe Rama dhe osmanka ka pranuar qe ne fund do te dali si asociacioni shen exhidio kur ndermjentesonte paqen mes serbise dhe Kosoves,besoj se shqiptareve ju kujtohet ajo kohe!

            Përgjigjjuni
            1. U
              Une

              Ore Fatos or kokebosh. A e di ti qe Palestina nuk e njeh Kosoven kurse Izralei po. Nuk te dija qe ishje kaq trap! I ben sherbimet falas kur dihet se kurvat i bejne sherbimet per para!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje