Kosova s’e ka luksin të shkojë “fytazi” me “superministrin e saj Borrell”

23 Nëntor 2022, 22:40Rajoni TEMA

Kosova s’e ka luksin të shkojë “fytazi” me

I nervozuar u shfaq para media të hënën Josep Borrell, shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian e shumë kritikë ndaj Kosovës, pas bisedimeve maratonike në Bruksel që zgjatën tetë orë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç – e që nuk dhanë rezultat për çështjen e targave.

Ish ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, thotë për Albanian Post se një vend i vogël si Kosova duhet të ketë kujdes në raportet Bashkimin Evropian, duke shtuar se “kombi shqiptar nuk e ka as rëndësinë e peshën por as luksin të shkojë ‘fytazi’ me një ‘softpower’ siç është BE-ja dhe ‘superministri’ i saj i jashtëm Borrell”.

Tash kur Kurti vendosi ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat për 48-orë, Cufaj thekson se është mirë që në çastet e fundit kemi një kthesë për targat dhe angazhim të SHBA-së.

“Gjithsesi, është naive të mendojmë që SHBA e BE nuk janë bashkë në këtë temë- qoftë për targat ashtu edhe për Marrëveshjen përfundimtare”, shton ai.

Cufaj kërkon që të ruhen aleancat me SHBA-të dhe BE-në, duke qenë shumë syçelë.

“Të shohim që si Kosovë e vogël dhe komb me peshë jo të rëndë në gjeostrategjinë botërore të mos thyejmë asnjë traditë dhe me këtë bëjmë gafa që na kushtojnë”.

“Aleatët e patundur të Kosovës dhe kombit shqiptar janë SHBA-të dhe BE-Ja”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Kurti këtë të marte tha se Borrell po e refuzon planin franko-gjerman.

“Borrell, me keqardhje e them, e braktisi propozimin franko-gjerman, duke kërkuar një dakordim për targat”, theksoi Kurti në një prononcim për gazetarë.

Por – zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka mohuar se Bashkimi Evropian po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, ashtu siç tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa për Avni Arifin, ish shef i stafit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish udhëheqës i dialogut me Serbinë, kritika të tilla të hapura përpara mediave si e Borrellit të hënën, nuk kanë ndodhur më herët.

“Është e paqartë se a është ky reagim si rezultat i bisedimeve për targa, apo si rezultat i klimës së vazhdueshme që ka krijuar Kurti në të gjitha takimet. Drojë se është kjo e dyta”, thekson Arifi për AP.

Arifi, kur pyetet për pasojat e mundshme ndaj Kosovës, është i bindur që “Kosova po hyn në defensivë”.

“Është vështirë të jepet një përgjigje direkte përderisa nuk i ke informata të dorës së parë për krejt atë çfarë ka ndodhur, por sigurt Kosova po hyn në një situatë të defensivës pa të drejtë dhe pa asnjë meritë. Sjellja e Kosovës në këtë pozicion është dëm tepër i madh.

Ai mendon që Kurti është dashur të dijë se sjellja e tij do të sjellë te kjo situatë, prandaj potencon se “është dashtë të shmanget”.

Të hënën, Kurti, ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter se ka pranuar kërkesën e SHBA-ve për të shtyrë vendimin për targat.

Siç u kuptua më vonë. BE-ja kishte vendosur një propozim ku Kosovës i kërkohej të shtyjë vendimin për gjobat e veturave me targa ilegale, ndërsa Serbisë që të ndalojë emetimin e atyre targave.

Vuçiç është pajtuar me propozimin. Me propozimin për shtyrje është pajtuar edhe Kurti, por ka kërkuar që pjesë e kësaj marrëveshje të jetë caktimi i afatit për arritjen e një marrëveshje të përgjithshme për normalizim.(Albaniapost)

5 Komente

  1. p
    pse per Luks behet fjale ne kto Takime ?

    ne mendonim se superministri i sherben arritjes se nji marreveshje ndermjet paleve , dhe jo te treguarit se sa i Forte eshte para paleve !

    1. B
      Bardhyll

      Kete e thuni ju ne shipri Se kosoves ja keni inat Sepse Jena me te zotet se ju

      1. S
        Shqiperia Etnike

        BE e pati gjithe kohen e duhur per zgjidhur ceshtjen e Kosoves. Deshtoi. Dhe deshtimin kerkon tja veshe Kosoves. Duke mos pasur asnje menyre te binde Serbine ( ne fakt nuk Bindi dot as veten), kerkon te binde Kosoven te leshoje gjithmone dicka ne favor Serbise, me shpresen se kjo e fundit do te kenaqet nje dite. Deshtimi total i BEse, rruga e saj qorre dhe kokforte, sabotimi Europian dhe integrimi ne NATO qe i beri BEja Kosoves, koha e pafundme, e kane kthyer Kosoven ne Palestine. Fatekeqsisht Kosoves nuk i ka ngelur rruge tjeter vecse te luftoje. Nese Kosova nuk do luftonte kundert Milloshevicit, kundert deshires se Amerikes dhe BEse qe i shpallen terroriste, sot do ishte Serbi pa kembe Shqiptari.

        1. D
          Detari

          kush eshte ky tradhetari qe ka shkruajtur kete pacavure pro serbe?

          1. e
            emigranti

            Baze e planit franko-gjerman ishte normalizimi I marredhenieve ndermjet 2 vendeve, ndersa ky " superministri " e reduktoi vetem ne detyrimin e qeverise se Kosoves qe te terhiqet nga vendimi per targat, edhe pse ky ishte nje vendim I drejte dhe legjitim.

            Lini një Përgjigje