Kosovë, AAK kërkon mbështetje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti

25 Korrik 2023, 09:25Rajoni TEMA

Kosovë, AAK kërkon mbështetje për mocion mosbesimi ndaj

AAK kërkon mbështetjen e partive opozitare për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje partive tjera opozitare që të mbështesin një mocion te kësaj partie për rrëzimin e qeverisë për shkak të siç tha prishjes, së marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë dhe mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale.

Ai i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për të diskutuar ligjin për pagën minimale dhe qasjen e qeverisë ndaj aleatëve perëndimorë.

Zoti Haradinaj tha se qeveria është duke bërë disa gabime që janë shumë të rrezikshme.

“Mendoj që politika e Kosovës veçanërisht sipas meje po flas në këtë rast e përfaqësuar prej qeverisë së Kurtit dhe Albin Kurti i ka ngul thikë pas shpine dy vlerave tona më sublime që i kemi. Dhe nuk po e filloj me të parën për vendin, por po e filloj me thikën pas shpine besimit të krijuar që nga koha e luftës për liri mes shqiptarëve dhe NATO-s të prirë prej Amerikës”, tha ai.

Takimi i organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e veprimeve që opozita ka paralajmëruar për të kundërshtuar qasjen e qeverisë ndaj krizës në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Zoti Haradinaj tha se e vetmja zgjidhje për vendin aktualisht është shkarkimi i qeverisë aktuale.

“Po kërkojmë ndihmën e partive tjera opozitare dhe shpresojmë që ta kemi, po kërkojmë ndihmën e veteranëve tjerë që janë në grupin e Vetëvendosjes”, tha ai.

Ai tha se sjellja e kryeministrit Albin Kurti ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jonjerëzore, jokombëtare dhe joshtetërore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, dorëzoi të premten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale, i cili ngjalli shumë reagime pas miratimit të tij dy javë më parë parlament.

Ligji për pagën minimale parasheh rritjen e saj në 264 euro, nga 130 deri në 170 sa është aktualisht ndërsa nuk përfshinë kategoritë e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e presidencës së Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani nuk do ta nënshkruaj Ligjin për pagën minimale pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari tha se do të vazhdojnë kundërshtimet ndaj vendimeve të qeverisë për pagën minimale.

“Vendimet e fundit të kësaj qeverie që përmes deputetëve që i ka në parlament në atë situatë që merren ato vendime mendoj që kanë bërë një tradhti të madhe edhe ndaj shtetit, ka bërë jë tradhti të madhe edhe ndaj institucioneve por gjithsesi ka bërë një tradhti ndaj kësa kategorie pra ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha zoti Jashari.

Qeveria e Kosovës ka thënë se me Ligjin e ri për pagën minimale parashihet ndryshimi i Ligjit për veteranët, në mënyrë që, siç thonë, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve qeveria e Kosovës, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj”.

Ligji për pagën minimale u miratua pa praninë e opozitës në fund të një dite përleshjesh fizike në parlament që nxitën shqetësime për thellimin e përçarjeve politike në një kohë kur Kosova po përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri të Kosovës./VOA

8 Komente

  1. Z
    ZDRAVO VV

    Ramush marre te koftë pse i njollosë bashklufetaert tu dhe ta vllëzerve tu Hashimi dhe Remi nuk kan qenë turist në luftë Ty marri te qoftë Ty te ka bë kryminister njeriu qe e ka sha më shumë se Millosheveviqi luften e UÇK Ty te ka ba kryminister njeriu qe vllëzrit tu ty dhe luftaret e UÇK ju ka qujt çoban dhe dorë te zgjatur te Serbisë Ty turp te qoftë e ke zhdukur familjen Musaj në Strellc Ty turpi te mbuloftë e ke bë dezerterin e luftes komandant te zones se Dugagjinit qe i ka dorzu armatimin Serbisë neper gjithë Dugagjinin dhe kan dezertu e ty zona e Drenices dhe zonat tjera te kan ndihmu më u konsolidu se ke mbetë pa armatim dhe vetem më 40 ushtarë te UÇK qe nuk kan dezertu Lavdi familjes HARADINAJ TY turpi te mbuloftë qe e mohon luften e bashkluftarve te vllëzerve tu Ndoshta po e kryen amanetin e ati qe te beri kryminister më e sha luften e ndritur te UÇK RAMUSH TURP TURP TURP

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZDRAVO VV

      Ramush marre te koftë pse i njollosë bashklufetaert tu dhe ta vllëzerve tu Hashimi dhe Remi nuk kan qenë turist në luftë Ty marri te qoftë Ty te ka bë kryminister njeriu qe e ka sha më shumë se Millosheveviqi luften e UÇK Ty te ka ba kryminister njeriu qe vllëzrit tu ty dhe luftaret e UÇK ju ka qujt çoban dhe dorë te zgjatur te Serbisë Ty turp te qoftë e ke zhdukur familjen Musaj në Strellc Ty turpi te mbuloftë e ke bë dezerterin e luftes komandant te zones se Dugagjinit qe i ka dorzu armatimin Serbisë neper gjithë Dugagjinin dhe kan dezertu e ty zona e Drenices dhe zonat tjera te kan ndihmu më u konsolidu se ke mbetë pa armatim dhe vetem më 40 ushtarë te UÇK qe nuk kan dezertu Lavdi familjes HARADINAJ TY turpi te mbuloftë qe e mohon luften e bashkluftarve te vllëzerve tu Ndoshta po e kryen amanetin e ati qe te beri kryminister më e sha luften e ndritur te UÇK RAMUSH TURP TURP TURP

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZDRAVO VV

        Ramush te kisha sugjeru per mocion kerkoje ndihmen e atyre qe e kan sha UÇK dhe prej atyre qe kan dezertu në luftë dhe prej atyre qe i ke vra pas luftes Mos e kerko ndihmen e bashkluftetarve te vllëzerve tu Turp te madh po i lenë familjes emblematike HARADINAJ më mohimin qe po ju bënë bashkluftetarve te Shkelzenit Luanit dhe Davidit Në popull thuhet Marrja nuk e mbytë askend se ty te kishte mbytë marrin qe e bëre

        Përgjigjjuni
        1. U
          UÇK

          O RAMUSH O FAQJA E ZEZË O BESËPREMË SHOKET TU TE UÇK PO I PRENË NË BESË

          Përgjigjjuni
          1. U
            UÇK

            Ramush shko kontrolloju në psikjatri se mënderisht ke pjerdhë nga trutë Po te ishin në jetë Shkelzeni dhe Luani te kishin tregu per turizmin e Hashimit Këte gjë mund ta bëjnë edhe Magjupi edhe Davidi Ti je i vonuar në luftë nuk e dinë kush ishte turist e kush luftetarë Ti po e kryen amanetin e ati qe vllëzrit tu dhe ushtaret e UÇK i shante dhe i etiketonte si dorë e zgjatur e Serbisë Ti po tregon qe je faqja e zezë e familjes emblematike HARADINAJ

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plaku këshillon

              Është çuditeshe kjo deklaratë e Ramushit. Deri sa kërkon kinse një bashkërendim me opozitën për nocion ndaj Kurtit doli me deklarat kundër drejtuesëve të UÇK përkatsisht Presidentit Hashim Thaçit i cili tash me meritën Vuçiqit, Putinint, Berishës dhe pushtetarëve të Kosovës dhe ndihmëtareve tjerë është në Hagë, pikërisht pse e luftoji regjimin serb gjenocid. Është njerëzore me gabuar dhe me kërkuar falje por si duket loja e juaj është hije e Kurtit. Për hir të gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe dy vëllezërit e përmbaju pak dhe bëhu më serioz si politikan sepse duke u rendit me Kurthin e Osmankën dhe disa tjerët po fyen rëndë UÇK dhe veten.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur Struga

                Ramush,une jam shum i ri ne moshe ne krahasim me ty,por per ty familjen tende kam lexuar ,ndigjuar fjale te rralla:familja Haradinaj eshte njera nga familjet me te nderuara ne Republiken e Kosoves..Por fatkeqesisht prej teje,po lexojme shum kerkesa te dyshimta te rrezikshme ,nuk e kuptoj Ramush perse keshtu?ke ndigjuar fjalen TURP ti Ramush?Turp eshte te jesh kunder vlerave te njeriut shokut te idealit,turp eshte te genjesh,turp eshte te mburresh per bemat e vetvehtes dhe te ulish shoket,turp eshte te jesh kunder idealit tent per te cilin ke sakrifikuar,turp eshte te jesh kunder Ekzekutivit,Legjislativit te Atdheut tent te copetuar qe akoma nuk eshte i cliruar,turp,turp turp eshte se keshtu armiku na deshiron te jemi kunder njeri tjetrit,Sot ne Republiken e Kosoves,Presidentja Kryeministri dhe te gjitha instititucionet ,jane ne nivelin me te larte per te mbrojtur interesat kombetare..prandaj reflekto.Vetem kur e ngren zerin per trimat e UCK-ese ,veteranet ,invalidet ke plotesisht te drejte,ngase fale gjakut te tyre Republika e Kosove realizoi shporrjen e cizmes ruseserbe nga RK,Albini nuk e mohon ndihmen e madhe te Shba,Anglise Gjermanise,Nato,perkundrazi ai gjithmone e thekson me nje mirenjohje te thelle miqesine me keto shtete.Ramush,mos tento ta armiqesojsh Kryeministrin me te tjeret,se ky eshte perfaqesuesi i Republikes te Kosoves,i mbare kombit tone ...Ramush ndihmo per te miren e Republikes te Kosoves si dikur me arme ne dore,sepse e shkel idealin e te gjithe atyre herojve qe kokat e tyre i qelikosen ne bedenet e Republikes te Kosoves.Ti keto gjera i di .por vepro per bashkepunim dhe fitore te betejave qe na presin.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  UÇK DUKAGJINI

                  Ramush kerko falje per ate qe deklarove per Hashimin e per Remin Po besojmë qe ke qenë nën ndikimin e alkoholit dhe nuk është turp te kerkosh falje Gabimqaret kerkojnë falje Burrat e fortë falin Nese nuk kerkon falje je burrë shumë i lig dhe do te ndeshkohesh më votë Unë familjaret e mijë miqet e mijë dhe shoqerija ime më nuk te votojmë dhe do te ndeshkojmë më votë pse ti i ofendon bashkë luftetaret e Luanit dhe Shkelzenit

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje