
Ambasada shqiptare në Athinë vihet në dispozicion për evakuimin e shtetasve shqiptarë që janë në rrezik në ishullin e Rodhos, por edhe në gjithë territorin e vendit
Për çdo informacion të nevojshëm, ambasada shqiptare në Athinë mbetet në dispozicion të personave në nevojë.
NJOFTIMI
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zon
at e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:
Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit
0030-213 1510903
0030-213 1510953;
Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit
0030-210 3681730
0030-210 3681259
0030-210 3681350;
Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve ????????/???? dhe në adresën e email-it [email protected].
Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.
Lini një Përgjigje