Kosovë/ Këto janë votat e kandidatëve për kryetarë që fituan zgjedhjet pa balotazh

13 Tetor 2025, 08:16Rajoni TEMA
Kosovë/ Këto janë votat e kandidatëve për kryetarë

Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale në Kosovë tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash.

Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) kryeson në Skenderaj me 83,45% të votave, Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%.

Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave.

Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%.

Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%.

Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%.

Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje. Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota.

Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%.

Edhe Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh. Ai ka marrë 56,47%.

Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50,56%.

Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50,52%.

Abdulhadi Krasniç (KDTP) në Mamushë me 50,52%.

Nga komunat me shumicë serbe, rezultatet preliminare tregojnë epërsi të qartë për Listën Serbe: Zoran Todiq në Leposaviq – 70,35%; Sasha Millosheviq në Novobërdë – 61,31%; Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë – 66,41%; Millosh Peroviq në Zubin Potok – 79,67%; Dragisha Milloviq në Zveçan – 86,66%; Novak Zhiviq në Graçanicë – 61,88%; Tanja Antiq në Ranillug – 72,06%’;Dragan Petkoviq në Partesh – 89,88%; Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut – 59,67%

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Në Kosovë jetojnë vetëm 5% serbë. Atëhere si shpjegohet që në 10 komuna, nga 38 që ka Kosova, pra gati në gati 25% të tyre, ka ë fituar kandidatët jo shqiptarë, kryesisht serbë?! Dihet që 4 komuna në Veri janë me shumicë serbe, po 6 komunat e tjera ku kanë fituar serbët me çfarë shumice janë? Ose, me që ka ndodhur kështu, ose kandidatët nga Lista serbe etj, parti, pakicash kanë qenë cilësisht më të mirë se ata të partive shqiptare ndaj dhe janë votuar, ose votat e shqiptarëve janë coptuar në disa parti të tyre, dhe nga kjo ka përfituar kandidati pakicë. Dihet që kur zihen dy palë, fiton i treti. Që të mos ndodhte kjo a nuk do ishte e udhës që në ato komuna partitë shqiptare të dilnin me një kandidat të përbashkët? E pra sipas motos: "O Mete për vete!"-ngre krye, sëmundja e vjetër e shqiptarëve, me pasoja politike mjaft negative, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Maqedoni e Mal të Zi. Sa keq!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje