Kosovë, policia aksion në veri pas sulmit në Banjskë

14 Tetor 2023, 10:51Rajoni TEMA

Kosovë, policia aksion në veri pas sulmit në Banjskë

Policia e Kosovës, këtë të shtune, po zhvillon një aksion në Veri të vendit.

Aksioni i Policisë së Kosovës është e lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, kemi operacion në Veri të vendit”, ka thënë Elshani pa dhënë detaje të hollësishme përveçse ka theksuar se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Lini një Përgjigje