Tentativa e 34-t, vijon ende ngërçi i konstituimit të Parlamentit në Kosovë

19 Qershor 2025, 12:11Rajoni TEMA
Tentativa e 34-t, vijon ende ngërçi i konstituimit të

Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është hera e 26-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur.

Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të shtunën më 21 qershor.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ky subjekt insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, duke kërkuar që partia e Albin Kurtit të ndryshojë kandidatin.

4 Komente

  1. l
    leri atje ku jane

    Eh mor baze, cfare me cfare lajmesh alergjike per lexuesin u imponohesh gjate gjithe kohes ketyre te fundit, me kete fare patriotizmi te pjerdhur: Thjesht se kosovaret, flasin nje shqipe te masakruar, dhe ti per kete u ben nje vend te pa merituar ne gazeten tende, kur ata per vite te tera, kane treguar, qe eshte nje turme, qe ka nje nivel formimi, qe nuk arrijne te kuptojne c´don te thote SHTET.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albi

      Qarte , sakte , pa gabime. Mos ardhte dita e keqe, por po erdhi ti ndihmojme me sa kemi mundesi nga ana humanitare Kosovaret. Po interes per Kosoven shtet s ka njeri ne Shqiperi, sepse te gjithe i kemi njohur cfare toksiciteti ushqejne ndaj Shqiperise. Nuk po them te zhduket si shtet, ore rrofte 1000 vjet, thjesht ne s na intereson fare cfare behet atje

      Përgjigjjuni
    2. M
      Miladin Popovič

      Krahina islamike kosovo nuk behet dot Shtet. Kjo krahine e vogel duhet urgjentisht ti jeiet Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi

        Te gjithe e dijme qe nuk i plasi trapi njeriu nga Serbia te komentoj neper portalet tona me keto mesazhe. Sipas gjasave ti je ose monoritar nga Jugu (me gjithe respektin per njerezit mikprites dhe konstruktiv te minoritetit sepse shumica jane dashamires ndaj Shqiperise) ose je vete Kosovar qe kerkon te invalidosh mendimet anti-Kosovare qe kane lindur popullit Shqiptar si shkrime te sponsorizuara nga agjentura ne Serbi.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje