Kryediplomati i Togos: Kemi tërhequr njohjen e Kosovës

16 Janar 2023, 21:02Rajoni TEMA

Kryediplomati i Togos: Kemi tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në Beograd “mbështetjen pa rezervë” për integritetin territorial të Serbisë, raportoi agjencia Beta.

“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv”, tha ai gjatë takimit në Beograd më 16 janar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.


Që nga viti 2019, Serbia pretendon se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 dhe në atë kohë kishte qenë pikërisht kryediplomati Dussey që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Daçiç ndërkaq tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës hap mundësinë për dialog dhe negociata, sepse ata që e duan një Kosovë të pavarur “duan ta bëjnë përmes rrugëve të shkurtra apo forcës, apo duke mbivotuar në disa forume ndërkombëtare”.

Qeveria e Serbisë njoftoi se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, ka falenderuar Dusseyn për “pozicionin parimor” të Togos, kur bëhet fjalë, siç ka thënë zyra e saj, për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Më 4 janar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se Serbia po pret shtetin e dhjetë, që sipas tij, do të tërheqë njohjen e Kosovës, por pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiç pretendoi se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës hodhi poshtë pretendimet e Vuçiçit, duke thënë se të njëjtat nuk janë vërtetuar as pas bisedave me përfaqësuesit në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të Kosovës.

Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, sipas MPJD-së, Kosovën që nga shpallja e pavarësisë më 2008, e kanë njohur 117 shtete./REL

7 Komente

  1. F
    Fener Zizi

    Ja edhe nje "Sukses" tjeter i Albinit dhe Vjollces.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ed Rama

      hihihi as afrikanet spo e pjerdhin me albinin me osmanken.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Togolez, e qifsh majmunin, ktheje vendimin.

        Mos ! Ndoshta kjo është një shaka Afrikane. Mos bre majmuni Afrikan, mos na prej në besë. Qish bre keshtu. Hhahahahahahahahahaha, Kosova paska mbarue. Terheqja e njohjes si shtet i pavarur të Kosovës, nga Togo-ja, na ka dhënë një goditje të rëndë, me rrezik vdekje. Mos bre brata Togolez, qish bre keshtu, hahahahahahahahahaha. Qish bre brata e shitët nderin e majmunit Afrikan, dhe na pretë në besë, per nji kamion kallamoq që jua fali Putana e Rusisë, dhe një kamionetë devojka-rraspihe, që jua çoj Serbia në Togo, për të shfryrë majmunët koqet e tyre të zeza. Por nejse, ishalla nuk e ndjekin tradhetinë e Togos, shtete të tjera si Madagaskari, Bangladeshi, Nepali, Zuazilandi, Benini, Mali, Burkina etj etj, sepse po të terhiqen keto shtete gjigande, të cilat luajnë një rrol të madh në botë, si nga popullsia, si nga siperfaqja, si nga ekonomia, ashtu edhe nga demokracia, atëherë mund të friksohemi vertetë në Kosova, atëherë rrezikohet lufta e 17-të botërore. Hhahahahahahahahahahahahaha. O Togolez, nqse ta jap 1 kg byrek me lakra, të gatuar nga Liri Sllobodanka vet, a na njef perseri si shtet bre, se na ke pre vertetë në besë, në keto kohë të mira per Sllavët.....!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marko Polo

          Çnjohje dhe Open Balkan. Po forcohet çdo ditë miqësia Rama-Vučić.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti

            Kjo tërheqja e njohjes së pavarsisë së një vendi më duket një hajvanllëk me brirë. Kjo s'është lojë e ka kush e ka. Le t'ja heqin njohjet të gjithë shtetet zgjebsa. E ç'do ndodhë ? Asgjë. Serbia mban peng Kosovën dhe mbetet edhe vetë peng i saj. Kështu humb edhe BE-në përveç Kosovës që e ka humbur përgjithmonë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              TV

              Me një ministre eunuke ssi Donika Gërvalla.- është turp që e mban mbiemrin e lavdishëm të të atit me të cilin e kanë dashur dhe përkujdesur aq shumë në Shqipëri-, qeveria Kurti - Osmani- Gërvalla do të njohin vetëm disfata. Me këtë çnjohje ajo urgjent duhet të japë dorëheqje, se nuk i duhet askujt, as diplomacisë, as qeverisë, as shqiptarisë.

              Përgjigjjuni
              1. a
                alphade

                Jane lojra politike serbe ! Kete fushe serbet e kollondrisin shume mire , megjithese nga i pari deri tek i fundit Serb e dine shume mire se Kosoven e kane humbur nje here e pergjithemone ! Vetem nje gje nuk e kuptoj dhe me cudit : Si ka mundesi qe qeverite dhe shteti Kosovar deri me sot nuk e ka shtruar problemin per zgjidhje emrin origjinal, si- pas fisit apo fiseve DARDANE ! TE MARRE EMRIN : REPU- BLIKA E DARDANISE , me shume nder dhe krenari …..!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje