Kthesë e papritur - Atentati ndaj kandidatit shqiptar të BDI-së në Maqedoni, arrestohet gruaja e tij

8 Tetor 2025, 17:45Rajoni TEMA
Kthesë e papritur - Atentati ndaj kandidatit shqiptar të BDI-së

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i plagosur Zekirja Shaini, kandidati i BDI-së për komunën e Likovës në Maqedoninë e Veriut, policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga bashkëshorten e tij. 

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, janë thirrur gjashtë persona në stacionin policor të Kumanovës. 

“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Lipkovë. 

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

2 Komente

  1. M
    Marisa Karabeci

    "... gjashtë persona janë thirrur për INTERVISTIM ..." - haaahahahah haaahahahah

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim T.

      Ahaha ,policia e Gruevskit ka arresru gruan…..Milloshevici i ri po vepron?Po ky Portal si shumë i zëshëm me këto punë ,kujt i shërben?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje