Kurti mbyll “Klan Kosovën”, qeveria refuzon kërkesën e televizionit pas pezullimit të licencës

28 Korrik 2023, 18:30Rajoni TEMA

Kurti mbyll “Klan Kosovën”, qeveria refuzon kërkesën

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të mbyllur aktivitetin e televizionit “Klan Kosova”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtrisë ka bërë të ditur se komisioni për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve, ka refuzuar ankesën e “Klan Kosova” lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit.

Ndërkaq, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Çitaku tha se qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.

“Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë. Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku./abcnews.al

3 Komente

  1. U
    UÇK

    Albin Zdravo mirë ja punoj Klan Kosoves dhe gazetarve te Klanit sepse ky mëdium bëri fushatë per mashtruesin ZDRAVO

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bekim Fehmiu

      Boll te japin seriale turke e indiane e kryejne misionin tv shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Hajde Albin... Hajde! Putin i vogel... Pordhanjos!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje