Kurti refuzon të shkojë në Prokurori, reagon zyra e kryeministrit: Prokurorët të më vijnë në zyrë! Dhoma Amerikane e Tregtisë të mos ndërhyjë në proces

7 Mars 2025, 17:13Rajoni TEMA
Kurti refuzon të shkojë në Prokurori, reagon zyra e

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë ku rendit arsyet se pse kreu i qeverisë, Albin Kurti, ka shkelur urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dëshmuar në Prokuroinë Speciale, pas disa thirrjeve të kësaj të fundit, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore. 

Injorimin dhe përçmimin e organeve të Drejtëisë në Kosovë, Kurti e justifikon duke thënë se thirrja e tij për të dëshmuar në prokurori ka prapavijë politike dhe Prokuroria Speciale po tregon një standard të dyfishtë.

Në deklaratë, theksohet se është praktikë e përhapur në mbarë vendet demokratike që kreut të qeverisë t'i merret dëshmia në zyrë për një çështje që po hetohet nga prokuroria dhe  kërkohet sqarimi i tij. 

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ngurron të përplaset edhe me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se institucionet e kësaj të fundit në Kosovë nuk diuhet të ndërhyjnë në procese gjyqësore.

Me këtë, Kurti i referohet deklaratave të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila i bëri thirrje kreut të qeverisë të respektojë e zbatojë thirrjet dhe urdhrat e organeve të drejtëisë. 

Reagimi i plotë:

Reagim i Zyrës së Kryeministrit në lidhje me debatin publik mbi dëshminë e kërkuar të kryeministrit për çështjen e rezervave shtetërore

Të dashur qytetarë,

Këto ditë, është ngritur një debat publik mbi një çështje që nuk duhet të ishte politizuar: dhënia e dëshmisë së Kryeministrit në lidhje me rezervat shtetërore. Gjatë kësaj kohe jemi përballur me një valë dezinformatash dhe përpjekjesh për të sajuar një perceptim të rremë mbi këtë proces. Prandaj, është e rëndësishme të sqarojmë faktet dhe të mbrojmë parimet e një shoqërie të drejtë e demokratike.

Mos reagimi ynë i deritanishëm, nuk ka qenë mungesë vëmendjeje, por respekt për procesin ligjor që duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme. Sidoqoftë, është bërë e qartë se po përballemi me një orvatje të hapur për të manipuluar dhe hutuar opinionin publik.

Duam të jemi të qartë: Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Përkundrazi, ka ofruar bashkëpunim të plotë për të ndihmuar drejtësinë të kryejë punën e saj me integritet.

Gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste dhe në kohë të ndryshme në Zyrën e Kryeministrit. Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, përfshirë ShBA-në dhe Francën, është praktikë standarde që zyrtarët e lartë të shtetit të dëshmojnë nga zyrat e tyre, për të ruajtur diskrecionin dhe për të shmangur politizimin e proceseve ligjore. I njëjti parim është zbatuar edhe në Kosovë, së paku në rastin e dy ish-kryeministrave dhe madje te zëvendëskryeministri aktual! Atëherë, pse në këtë rast po bëhet përjashtim? Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedural që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes?

Kryeministri vazhdon të jetë i gatshëm të dëshmoj – sa më shpejtë, aq më mirë, për qëllime të drejtësisë e respektimit të institucioneve. Qeveria jonë ka sjellë reforma të mëdha, veçanërisht në transparencën qeveritare dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë njohur dhe vlerësuar nga organizata të pavarura ndërkombëtare si Transparency International. Ne mbështesim fuqishëm pavarësinë e sistemit gjyqësor, por refuzojmë përdorimin e tij si një mjet për përfitime politike.

Asnjëherë në Kosovën e pasluftës, nuk kishte më shumë përpjekje për të reformuar drejtësinë, nisur nga pakoja e ligjeve kundër korrupsionit e deri te Byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Me të gjitha përpjekjet për të ndalur reformimin e shumë kërkuar të Këshillit Prokurorial të Kosovës e për të zhdukur korporatizmin në këtë sistem, reforma do bëhet dhe jetësohet.

Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Qeveria jonë ka qenë një aleate e fortë e punës së tyre duke ofruar stabilitet institucional e politik dhe duke nxitur rritjen ekonomike, e cila ka çuar në dyfishimin e investimeve te huaja direkte gjatë katër viteve të fundit.

Ata që kërkojnë ta keqpërdorin këtë çështje për qëllime politike duhet të gjejnë mënyra të ndershme për të sfiduar qeverinë —përmes ideve dhe politikave që i shërbejnë qytetarëve.

Zyra e Kryeministrit mbetet e hapur dhe bashkëpunuese me çdo institucion që vepron në përputhje me parimet e drejtësisë dhe paanshmërisë.

4 Komente

  1. .
    ..'''''''''''

    Po ateher o Kurt del qe Prokurori je Ti dhe ato qe vijne ne zyren tate jane deshmiraret. Tung

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Amerika ne nje menyre apo ne nje tjeter do e largojne Albin Kurtin nga Kryeminister dhe nga politika. Eshte njeriu qe ka sjell trazira shume te medhaja ne te gjithe rajonin. Ne Maqedoni u krijua nje Qeveri Pro Ruse, ku merr pjese edhe mbeshtetesit e Albin Kurtit. Ne Presheve Shqiptaret i ka ndare Kurti ne dy kampe, ata po zihen mes vedit, Presheva po humbet ngjyrat Shqiptare. Nderhyrje Albini beri edhe ne Tuz te Malit te Zi. Per te mbyllur me nderhyrjen dhe aleancen e Albinit me Sali Berishen dhe Ilir Meten ne Shqiperi. Ardhja e krijimit te nje Partie ne nje shtet tjeter, eshte krim, dhe kete e beri Albini para 4 vjetesh, kete nuk ja harron Edi Rama. Per te gjitha keto aresye, Amerika kerkon ta largoje nga politika Albin Kurtin.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shejtani

      Amerikanet kane nje shprehje :”The devil is in the details “ qe perkethehet “shejtani fshihet mbas hollesive “. Edhe Kurti merret me “hollesite”….

      Përgjigjjuni
      1. e
        era

        Mero Baze klysh ka qene dhe do mbetet, Nuk le rast pa u perpjekur te njollose Albin Kurtin. E ka talent te vetin, njehere ne sherbim te Berishes dhe tani ne sherbim te Rames eshte gati dhe bajga te haje dhe pastaj ti nxjerre perseri nga goja, Bashke me batonovicin eshte raca me e poshter e gazetarise, Saliu ka shkaterruar dhe grabitur popullin ku ben pjese shqiptaretvse nuk mund te quhet shqiptar, si askush lider ne bote popullit te vetm dhe krimbi i gjirizeve Baze e ka ngrit ne piedestal. Eshte po ky qe leh per Kurtin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje