Kurti: Situata në veri mund të ishte një konflikt i armatosur

9 Gusht 2022, 13:23Rajoni TEMA

Kurti: Situata në veri mund të ishte një konflikt i armatosur

Kosova rrezikoi përfshirjen në një konflikt të armatosur me Serbinë. Kështu u shpreh kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pas ngjarjeve të ndodhura në veri të vendit për çështjen e reciprocitetit.


“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifkuar ai tensionim i situatës në Kosovë”.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, më 18 Gusht në Bruksel.

“Duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje, jo dialogun për dialog. Kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përceç kësaj një marrvëeshje që e bën normalizimin e plotë duke pasur në qendër njohjen reciproke”.

Pas rastit të gazetares ruse, Kurti thotë se ka dyshime se agjentë të tjerë rusë janë infiltruar në Kosovë, pasi sipas tij, Kremlini do ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin.

“Kremlini nuk ka nevojë të sjellë agjentë rusë në Serbi shumë, ndonëse edhe këtë e bën,  meqenëse ka jo pak serbë vullnetarë që e kryejnë këtë punë”.

Kurti ka folur edhe për cështje të tjera, si kriza e energjisë elektrike, duke paralajmëruar një dimër të vështirë për Kosovarët.

“Mund të themi që situata do të vështirësohet në stinën e dimrit, mirëpo në çfarë përmase do të jetë kjo, varet edhe prej rrethanave europiane e globale”. 

Sa i përket marrëveshjes për asociacionin për komunat me shumicë serbe, ai ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë.

2 Komente

  1. P
    Pesimisti

    Kurt Rrumpalla vazhdon te jete konfjuz dhe nuk di se ckerkon. Ai tekstualisht thote:"Duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje, jo dialogun për dialog. Kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përceç kësaj një marrvëeshje që e bën normalizimin e plotë duke pasur në qendër njohjen reciproke". Ne fjaline e pare ai ngateron dialogun me marreveshjen. marreveshja do vije mbas dialogut. Me kete shprehje ai vazhdon te jete konfjuz si me teorine e "reciprocitetit", qe zbatoi ne fillim qe presupozonte dialog me Serbine mbasi ajo te njihte Kosoven. Pra Kurti jo vetem eshte konfjuz por edhe sabotator. Me e keqja eshte se ai saboton dialogun dhe me kete ndihmon strategjine serbe qe problemet mos te zgjidhen per te shtyhen ne "kalandrat greke", deri sa koha te punoje per Serbine. Ky konfjuzitet i Kurtit ndihmon Vuciqin qe "asnjehete ta njohi Kosoven" sic ka deklaruar ai 1000 here. Ai hiqet si strateg por ne thelb tregohet kalama sepse nuk kupton se ai nuk mund te vere kushte per diallogun. Praktikisht ai nuk mund te ndaloje Vuciqin te thote ato qe mendon ne diallog....Etj... Togi i dyte i fjaleve te tij qe tregon se Kurti eshte ilizionist i pasherueshem eshte kur thote se marreveshja duhet te jete ligjerisht e obligueshme. A rron ky derdimen ne toke apo eshte aljen dhe na flet per nje organizim tjeter shoqeror qe ne nuk e njohim. Per cfare obligimesh flet ky trap kur ne dime qe ne toke kemi sistemin ku i forti ben ligjin. Cfare kontrolli mbi obligimet kerkon Kurti kur dihet qe ato interpretohen sipas paleve. Cfare politikani eshte ai kur nuk kupton se "e drejta" eshte nje koncept relativ dhe jo apsolut. Me naivitet ai mendon se ajo qe ai mendon eshte e drejte apsolute dhe Vuciqi duhet ti rri gatitu. A nuk shikon ai ne bote se si shtetet zihen "si qente' per te verteten? Qe ti bie shkurt Kurti duhet te kuptoje se nuk ka garanci apsolute dhe marreveshjet kane kuptim per momentin. Ato mund te ndryshohen dhe modifikohen apo te mohohen njelloj sic po ben Kurt rrumpalla me Vuciqin per marreveshjet e arritura deri me sot. Albin Kurti duhet qe te falenderoje nje here ne mengjes dhe nje here para se te fleje zotin qe ne kemi aleate Ameriken dhe Evropen dhe ketu duhet te mbeshtetet ai dhe jo ne "ndershmerine" e Vuciqit dhe besen se ai nuk do mohoje marreveshjet qe mund te arrijhen me te. Albin Kurti nuk eshte udheheqes por qaraman dhe ne rrastin me te keq eshte shtojce e Vuciqit qe ka si strategji sabotimin e bisedimeve deri sa Rusia te vije ne kufijte tane apo KFOR te largohet nga Kosova....Valle kete kohe pret Kurti? Bjerr bre Kurti derrit ne koke sot sepse sot jane kushtet me te favorshme per ne. E nesermja eshte e panjohur dhe Serbi nuk do kerkoje me "shkembim territoresh" apo "asociacion" por do kerkoje tere Kosoven....Je ti qe te ka vene populli i Kosoves te zgjidhesh kete "Nyje Gurdiane" dhe jo te qaravitesh dhe ankohesh si kalama. Beju burre dhe perdor "shpaten" per ta zgjidhur nyjen gordiane....

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti anarkisiti

      Të përgëzoj zotri realit / jo pesimit/, Komnet briljant.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje