“Retorika agresive e Beogradit është shprehje e dobësisë”

8 Gusht 2022, 16:49Rajoni TEMA

“Retorika agresive e Beogradit është shprehje e

Diskursi politik i Beogradit në raport me Kosovën kohëve të fundit është karakterizuar me tone të theksuara militarizmi.

Në një adresim në televizionin nacional serb, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk kurseu kërcitjen vokale të armëve.

Fjalimi i tij u interpretua si ai i Slobodan Millosheviçit në Gazimestan në vitin 1989.


Krejt kjo, pas vendimeve të reja të qeverisë së Kosovës për të aplikuar masa të reja reciproke ndaj Serbisë.

“Serbia”, tha Vuçiç, “nuk është më ajo e Millosheviçit dhe e [Boris] Tadiçit”, derisa pretendonte se po përgatitet “një [operacion ushtarak] ‘Stuhi’ e re ndaj serbëve në Kosovë”.

Në një skenar të tillë, kërcënoi ai, “reagimi i Serbisë do të jetë brutal”.

Çfarë ka në këtë diskurs?

“Retorika agresive rëndom shpreh dy gjendje”, thotë filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi në një përgjigje për Albanian Post.

“Ose të fuqisë, ose të dobësisë”.

Në këtë të kohëve të fundit, Latifi mendon kemi të bëjmë “me opcionin e dytë”.

“Këtu qëndron dallimi midis retorikës së luftës së Millosheviçit dhe retorikës së luftës së Aleksandër Vuçiçit”, konkludon Latifi.

Publicisti serb, Teofil Pançiç, botoi një kolumne në Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, ku fjalimin e Vuçiç e njëjtësoi me atë të Slobodan Millosheviçit në Gazimestan në vitin 1989.

Analogjia, tha ai, është krejtësisht e njëjtë.

“Pavarësisht se si interpretojmë atë çfarë tha Aleksandër Vuçiç, duket si një dhe vetëm një gjë: kërcënim lufte, ose thënë me fjalët e Millosheviçit, ‘beteja të armatosura’. Ose madje edhe ‘kërcënim se do të fitojmë’, por në diçka që s’ka të bëjë me paqe dhe është e kundërta e paqes, dhe do të jetë që ajo që s’është paqe e ka tani vetëm një emër. Prandaj, në mënyrë që të arrihet ajo fitore, duhet që të niset luftë”, shkroi Teofil Pançiç në analizën e tij ndaj fjalimit të Aleksandër Vuçiç.

Askush, tha Pançiç, “nuk e përmend prishjen e paqes si opsion – vetëm Aleksandër Vuçiç”.

Vartësi i Vuçiç-it thërret për “denazifikim të Ballkanit”

Një zyrtar kyç i Partisë Përparimtare Serbe shpalosi fjalorin eksplicit të Kremlinit

“Serbia do të detyrohet të denazifikojë Ballkanin”, u shpreh bashkëpartiaku dhe deputeti i shumicës parlamentare të partisë së Alesksandër Vuçiç – Vladimir Gjukanoviç.

Megjithëkëtë, ky i fundit doli kërkoi publikisht falje dhe e quajti veten “totalisht të papërgjegjshëm”, dhe shtoi se “i shkaktova shumë probleme presidentit Vuçiç dhe vendit”.

Por, i menjëhershëm pas kërkim faljes ishte reagimi i politikanit serb, Balsha Bozhoviç.

“Vladimir Gjukanoviç nuk tha asgjë që s’e mendon vetë Vuçiç”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

“Vuçiç e pa që kjo hiç nuk është në favor të tij dhe se kërcitja e armëve e keqësoi reputacionin e tij edhe ashtu tashmë të dëmtuar në Evropë”.

“Prandaj”, thotë politikani serb, “Vuçiç tha se ky ishte mendim personal i Gjukanoviç”.

“Vladimir Gjukanoviç thjesht e teproi, ai përmendi denazifikim”, thotë Bozhoviç, por se shprehet i bindur se “ky është qëllimi i Vuçiçit dhe regjimit të tij”.

“Ata janë të frustruar që nuk i kanë arritur qëllimte e politikave të tyre të viteve të 90-ta”, shprehet ai.

“Këto ditë, ne gati se kishim konflikt të armatosur në Veri të Kosovës, të përgatitur nga Milan Radoiçiç dhe Lista Serbe, por mos të harrojmë edhe të ashtuquajturën Marrëveshjen Themeltare mes qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe”.

“Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Patriarku [Porfirije] dhe kryeministri Dritan Abazoviç, i cili është i afërt me Vuçiçin dhe që më tej rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në Mal të Zi”, tha Balsha Bozhoviç.

“Në esencë po flasim për eksportim të destabilitetit”, konkludon ai.

Kurti thotë se rreziku ekziston ende

Rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë, i ka thënë gazetës italiane “La Repubblica” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke parë atë çfarë Rusia ka bërë me Ukrainën, Kurti tha se “do të isha i papërgjegjshëm po të shprehesha ndryshe”.

“Nuk do të thoja që [rreziku] është tejet i lartë, për shkak edhe se kemi kontingjentin e NATO-s këtu, por sigurisht se i lartë”.

“Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndërruar”.

“Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistri, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, do të jenë shumë të larta”, u shpreh ai.

Kurti foli edhe për masat e reja reciproke ndaj Serbisë. “Konvertimi i targave të vendosura nga Slobodan Milosheviçi. Ky është vendimi i qeverisë sime. I kanë dy muaj kohë”.

Në lidhje me sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri, Kurti tha se prokuroria është duke e hetuar çështjen.

“Ata ishin njerëz në listën e pagave të Beogradit, të cilët punojnë në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Disa prej tyre ishin vërtet kriminelë, pasi vitin e kaluar përfunduan në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara”.

“I referohem Radoiçiqiç dhe Veselinoviçit. Ishte deja vu: ajo metodë u përdor nga serbët tashmë në fillim të viteve ’90 gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Por Kosova tani është një vend demokratik, ata mund të bëjnë shumë pak. Ata janë të frustruar sepse ekonomia jonë, edhe pse nuk na njohin si shtet, ajo po lulëzon”, tha mes tjerash kryeministri.

“Serbët kanë 48 baza rreth Kosovës. Protestat nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë mes tjerash Albin Kurti.

 /Albanianpost.com

2 Komente

  1. P
    Pesimisti

    Po mire or Kurt Rrumpalla, valle populli i Kosoves te ka vene ne krye te ankohesh? Po pse sot e mesove ti se kush eshte serbi? Valle ti nuk e di qe serbi ne kushtet kur KFOR eshte ne Kosove dhe kercenon me lufte, neser ne nje rast eventual, kur KFOR te largohet, serbi do e pi kafen ne Prishtine?! Valle nuk i ke ditur ti keto edhe me pare!? Enderon si gomari kur po e hante ujku dhe tha "ishalla jam ne ender". Edhe ti po i hap syte botes se Lufta e trete Boterore do nis ne Kosove!!!Qe je rrumpalle kete e dija, por te jesh kaq koqe kete nuk e dija. Po pse si mendon ti se Evropa do te mbroje kunder serbit? Pa do nderhy rusi! Ne fund do nderhyje Kinezi dhe sa hap e mbyll syte ne Kosove plas Lufta e Trete Boterore!!! Hhahahaah! Haron qe llogarite duhet ti besh me bythet e tua dhe jo me bythen e Amerikes dhe Evropes. Eshte gati e sigurte se Evropa dhe Amerika do te lene ujkun qe ta haje gomarin, sepse gomari hiqej si i zgjuar dhe hithte shkelma kunder te zotit... Ne fund gomari do vdes me endra te bukura, se ishte ai qe shpertheu Luften e Trete Boterore! Hhahahhahah! Ti or Kurt rrumpalla merru vesh me serbin sot dhe leri denglat dhe kercenimet per Luften e Trete Boterore. Si rrumpalle kundershtove Thacin per "shkembim territoresh" dhe more pushtetin. Hidhe valllen sot dhe moho se "shkembimi i territoreve" ishte gabim. Jepja serbit pjeset me serbe dhe merri pjeset me shqiptare.Tregohu si pacienti qe do te shpetoje nga kanceri dhe shkon ne operacion. Leri pordhet e medha qe i fillove per te marre pushtetin sepse keto pordhe kur ke pushtetin kethehen vetem ne fende te qelbura qe terbojne boten. Po qe se nuk ben dot kete kethese, gjej zgjidhje dhe mos u anko si kurvat.....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buna

      Po mor pesimisti,por ate qe thua ti se esht pjesa serbe eshte zemra e dardanise apo keshtu thot i madhi dhe o burra ti japim nje dor se helbete rilindje ku pyetni ju per Azem e Shote Galicen si ka munsi qe jeni te gjith njesoj ju te majtit!!!!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje