Kriza e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës, e fundit e një serie të gjatë, paraqet shumë pika të përbashkëta me ato
të mëparshmet. Konteksti delikat ndërkombëtar e ka nxitur publikun, vëzhguesit dhe mediat t’u rezervojnë ndodhive
në Ballkan një vëmendje të rinovuar.

Në kuadrin e një situate ballkanike në formim, e karakterizuar nga tentativat e afrimit me Bashkimin Europian të
Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nga tensionet në Bosnje – Hercegovinë dhe nga kriza politike në Bullgari, pak
risi janë regjistruar gjatë muajve të fundit për sa i përket grindjes mbi Kosovën dhe raportet e komplikuara Beograd
– Prishtinë, por ngjarjet e e verifikuara midis 31 korrikut dhe 1 gushtit e kanë vendosur çështjen me prepotencë në
qendër të kronikave.
Qeveria kosovare e kryesuar nga Albin Kurti, në mënyrë koherente me një politikë kundrejt Beogradit e mbrujtur
pas parimit të “reciprocitetit”, tentoi qysh në muajin shtator të 2021 t’u vendoste automobilave që hynin nga Serbia
një seri normash të reja: zëvendësimin e targave serbe me targa kosovare, pagimin e një takse hyrjeje dhe
nënshkrimin e një kontrate sigurimi. Një lëvizje e tillë u justifikua në dritën e një politike të ngjashme të vënë në
veprim nga Serbia, që prej disa vitesh kishte vendosur përdorimin e targave të përkohëshme serbe për makinat e
ardhura nga Kosova.
Ndodhën kështu protesta të forta të komunitetit serb lokal, që vendosi bllokime rrugore, dhe një reagim të fortë nga
ana e Beogradit, që rriti gjendjen e alarmit të forcave të armatosura; forcat speciale të policisë kosovare arritën në
disa pika kufitare, veçanërisht në Jarinjë dhe Bërnjak, për të siguruar zbatimin e normave të reja. Kriza u zgjidh më
30 shtator. Marrëveshja parashikonte jo më zëvendësimin e targave për makinat e ardhura nga Serbia, por
përdorimin e adezivëve të thjeshtë, në pritje të një zgjidhjeje definitive për t’u individualizuar në kuadër të një tryeze
pune të ngritur në Bruksel që do të përfshinte Serbinë, Kosovën dhe Bashkimin Europian.
Por gjatë 31 korrikut të kaluar tensioni ka rishpërthyer: qeveria e Prishtinës ka vendosur të imponojë zëvendësimin e
targave serbe me targa kosovare, si edhe përdorimin e dokumenteve të reja të identitetit të përkohëshme në vend me
ato të lëshuara nga Serbia. Janë rivendosur postblloqe në Jarinjë dhe Bërnjak nga dora e komunitetit serb, ndërsa
policia kosovare ka regjistruar të shtëna armësh zjarri, nganjëherë të drejtuar kundër saj, por pa që të jenë sinjalizuar
të plagosur. Gjatë pasdites, në Mitrovicë sirenat kanë nisur të tingëllojnë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka treguar në televizion një hartë të Kosovës të mbuluar nga flamuri i Serbisë,
duke lançuar paralajmërime të ndryshme dhe duke folur për një situatë “asnjëherë kaq e komplikuar” në raport me
çështjen kosovare; kurse kryeministri kosovar Kurti, duke ju referuar postblloqeve rrugore, ka folur për “aksione
agresive” të planifikuara dhe të “nxitura”, duke identifikuar përgjegjësit tek Vuçiçi dhe tek Petar Petkoviçi, drejtor i
Zyrës për Kosovën dhe Metohinë (trupë e qeverisë serbe e ngarkuar me monitorimin e situatës së territoreve akoma
sot të rivendikuar nga Beogradi).
Konteksti delikat ndërkombëtar ku kriza futet ka bërë që një vëmendje e rinovuar t’u kushtohej ndodhive në zhvillim
në Kosovë. Këtu kanë kontribuar disa deklarata shumë kontradiktore: parlamentari Vladimir Gjukanoviç, që i përket
Partisë Progresiste Serbe i së cilës vetë Vuçiçi është kryetar, ka afirmuar në një tweet se Serbia do të mund të
shtrëngohej të niste një “denazifikim” të Ballkanet, duke ripropozuar retorikën e përdorur nga Rusia në funksion të
pushtimit të Ukrainës në muajin shkurt; parlamentari ukrainas Oleksiy Gonçarenko, gjithmonë nëpërmjet Twitter, jo
vetëm e ka akuzuar Serbinë se është “kali i Trojës i Putinit në Europë”, si edhe tenton të shpërthejë një luftë në
akord me metodat e vetë Putinit, por ka deklaruar edhe se, në rast të një pushtimi serb të Kosovës, Ukraina do të
duhej të mbronte këtë të fundit, deri nëpërmjet përdorimit të trupave tokësore të saj. Në mediat sociale është
përhapur paniku i shpërthimit të armiqësive të reja në zemër të kontinentit, tashmë i tronditur nga pushtimi rus i
Ukrainës, dhe në Twitter kanë qarkulluar gjerësisht fotografi që paraqisnin karabinierët italianë e pranishëm në urën
e Mitrovicës.
Kthesa ka ardhur në natën midis 31 korrikut dhe 1 gushtit, kur Albin Kurti, në përfundim të një ndërmjetësimi që ka
përfshirë vetë kryeministrin, presidenten Vjosa Osmani, ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe
përfaqësuesve europianë, ka njoftuar ndërprerjen e zbatimit të normave të reja deri më 1 shtatori, me kusht që
bllokimet rrugore në Kosovën veriore të hiqeshin. Kjo ka ndodhur gjatë ditës së 1 gushtit, kur situata më së fundi
është stabilizuar.
Misioni KFOR i NATO, i pranishëm në terren me rreth 3800 njësi të ardhura nga 28 vende, gjatë natës ka
shpërndarë një komunikatë zyrtare ku ka pohuar se është gati të ndërhyjë në rastin ku stabiliteti në Kosovë do të
vihej në rrezik, në përputhje me mandatin e dhënë nga Rezoluta Nr. 1244 e Kështillit të Sigurimit, duke ritheksuar
edhe mbështetjen e saj ndaj normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës. Përmbajtja e komunikatës nuk
ka paraqitur elemente surprize apo risi, duke shënuar edhe një herë akoma rolin e KFOR si forcë në gjendje që të
veprojë kundër kërcënimeve eventuale ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.
Kurse Serbia ka marrë mbështetjen e Federatës Ruse; Maria Zakharova ka shprehur pozicionin e Moskës, duke i
përshkruar si “të paarësyeshme dhe diskriminuese” rregullat që Prishtina ka kërkuar të vendosë ndaj serbëve dhe i ka
kërkuar autoriteteve kosovare, ashtu si Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, të “respektojë të drejtat e
serbëve në Kosovë”. Një pozicion i ngjashëm është shprehur nga Richard Grenell, diplomati amerikan që mbajti
rolin e të dërguarit special të presidentit të atëhershëm Trump për negociatat e paqes midis Serbisë dhe Kosovës në
periudhën 2019 – 2021. Grenell e ka quajtur lëvizjen e Kurtit “të çmendur, të rrezikshme dhe të kotë”; fjalët e tij
janë përcjellë gjerësisht nga mediat serbe. Ambasadori amerikan në Kosovë Hovenier ka pohuar në fakt se masa të
tilla qenë në linjë me marrëveshjet e Brukselit të 2013, duke i hapur kështu rrugën një legjitimimi të parimit të
“reciprocitetit” të përkrahur nga qeveria Kurti; kjo mund të çojë në një ripropozim të masave në shqyrtim në
përfundim të pezullimit të tyre, domethënë më 1 shtator.
Pra, diplomacia do të duhet të punojë në pritje të një date të tillë për të individualizuar një zgjidhje, ka mundësi
jetëgjatë, ndaj problemit. Në një kontekst botëror dhe europian të karakterizuar nga antipati të mirënjohura, për
komunitetin ndërkombëtar është ende më urgjente detyra e përshtatjes me konstancë dhe intensitet për stabilitetin e
skenarit delikat ballkanik, duke vepruar për të favorizuar zgjidhjen e problemeve ende të pazgjidhura dhe pajtimin
midis aktorëve në rajon. Një aksion efikas në këtë drejtim kalon për kundërshtimin e aksioneve destabilizuese e
prirura që të përplasen jo vetëm me kontekstin politik lokal, por, në përgjithësi, mbajtjen e rendit ndërkombëtar, të
cilit fuqitë revizioniste mund ta indvidualizojnë tek Ballkani kontekstin ku të veprojnë për ta dobësuar.
Europës dhe sidomos Italisë i takon detyra që të tregohen në lartësinë e situatës. Kjo krizë ka përfaqësuar rastin për
të nënvizuar entitetin dhe efikasitetin e përpjekjes së kryer në mënyrë konstante nga Italia për të garantuar
stabilitetin në Kosovë dhe favorizuar bashkëjetesën midis popullsive të pranishme aty, duke zgjidhur edhe detyra të
veçanta, si për shembull rajtjen e pasurisë mjaft të rëndësishme kulturore dhe artistike të rajonit.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Lini një Përgjigje