Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në

12 Shkurt 2026, 22:00Rajoni TEMA
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër

Kuvendi i Kosovës ka sot votuar një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta e iniciuar nga PDK mori 90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër rezolutës votoi vetëm deputeti i LVV-së, Fatos Geci.

Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pro rezolutës, por kërkoi që të futet edhe një pikë për dhënien e drejtësisë për vrasjet politike. Ishte shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku që bëri kërkesën.

Por kjo u hodh poshtë nga PDK. Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike Përparim Gruda tha se teksti ishte hartuar nga një grup ekspertesh dhe se nuk mund të ndryshohej. Kjo bëri që deputetët e LDK-së të mos merrnin pjesë në votim.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se do të flitej edhe për vrasjet politike, por kërkoi që kjo rezolutë të hidhej në votim pa ndryshime. Pas votimit Lushaku tha se “LDK pajtohej për pikën e rezolutës, por jo për përmbajtjen”.

2 Komente

  1. s
    serbi

    kur serbi del haptas kunder luftes clirimtare te kosoves. ky geci duhet te perjashtohet nga grupi i vv, nqs vendosja eshte ne mbrojtje te kosoves. fatos gecit i duhet heqe nenshtetesia kosovare e shqiptare, ndryshe vvendosja ia ka me hile kosoves e kombit shqiptar. te presim me ke eshte albin kurti e kjokryeparlamentarja dhe kusari qe bente bisedime fshehtazi me serbet

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Siq dihet jo te gjithe shqiptaret e donin kosoven Republike, bile dihet publikisht se mjerisht kishte shume qe edhe ishin pjes e ushtrise dhe pilicise serbe ku shum nga ta edhe moren pjese ne masakrat kunder shqiptareve, disa edhe iken e disa u arrestuan e shum ngabta edhe moren pozita te larta ne qeveri,u bane ministra e deputet andaj nuk eshte qudi se ky magari i kurrcit voton kunder uçk-s, ky eshte rezultati i punimeve te serbise ne kosove,kan lane shume kopila qe gjakun e kan serb e kosova taksiratin ti paguan, ani edhe krenohet idioti, quditem se çfar pret bashkeshortja e Rexhep Selimit dhe deri diku edhe i biri i Ukshin Hotit sesa per te tjeret as qe pritet tjeter gje, te gjithe jan pjelle e udbasheve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje