Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç, më 29 korrik tha se arrestimi i Milan Radoiçiçit ishte një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.
Në një intervistë për BETA-n, Trajkoviç tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të duhet të arrestojë Radoiçiçin për ngjarjet në Banjskë brenda muajit të ardhshëm, kur pritej të ndodhte vizita e Macron.
Politikania serbe e Kosovës kujtoi se gjatë vizitës së Vuçiçit në Francë prillin e kaluar, Macron tha se ishte e rëndësishme që pjesëmarrësit në sulmin në Banjska të arrestoheshin.
"Vuçiç është nën presion të konsiderueshëm ndërkombëtar për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiç. Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord që ai të gjykohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për të ekstraduar Radoiçiçin dhe grupin e tij në Prishtinë. Vuçiç premtoi se Radoiçiç do të gjykohej, dhe pritja është që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, shpjegoi Trajkoviç.
Trajkoviç ka theksuar se është shumë më e lehtë për Vuçiçin të heqë dorë nga një pjesë e territorit të Serbisë dhe të pranojë shfrytëzimin e minierave të litiumit, sesa të heqë dorë nga njerëzit që zbatuan urdhrat e tij. Ajo tha gjithashtu se arrestimi i Radoiçiqit do të përbënte një rrezik të madh për Vuçiçin.
"Nëse drejtësia serbe do të fillonte të merrej me Banjskën dhe Radoiçiçin, do të ishte një mundësi që shërbime të ndryshme të huaja të ofrojnë të dhëna të inteligjencës, si në disa gjykime të tjera të grupeve të organizuara kriminale. Në atë rast, Vuçiç nuk do të mund ta shpëtonte Radoiçiqin nga dhënia e llogarisë për veprimet e tij”, tha ajo.
E pyetur nëse ekziston mundësia që Perëndimi ta falë Vuçiçin “për rastin Banjska”, Trajkoviç tha se Evropa udhëhiqet nga prioritetet e saj.
Duke komentuar faktin se presidenti i Serbisë rrallë herë e përmend Kosovën në fjalimet e tij të përditshme, Trajkoviç tha se Vuçiç po përpiqet të fshehë “rrobat e tij të pista”.
“Vuçiç po përpiqet të fshehë dështimin e tij. Ai do që populli ta harrojë Kosovën. Makinerisë së tij mediatike tani i është dhënë detyra e re për të promovuar hapjen e minierës së litiumit. Shpresoj që njerëzit në Serbinë qendrore të mos bien pas premtimeve të rreme, siç u ndodhi serbëve në Kosovë”, tha Trajkoviç.
Vucmuti, zari i Frances.
Te pakten ai eshte zari i Frances se qyteteruar dhe te kulturuar. Kurse Albanistani eshte zari i turkoshakeve te krisur sumperpjete.
Makroekonomik sado pak po i bënë presion Vuçiqit ndërsa Edi Rama po e ndihmon në çdo forum nderkombtar,si duket po i konkurron Esat Pashë Toptanit.
Makronja i madherishem dashka arrestimin e disa vetave qe te nderoje token serbe me prezencen e tij?? Jo se po qahemi se kriminela qe kane vrare kosovare jane ata qe duhet te arrestohen.
Franca ka filluar ta shperfille marioneten e saj serbe, dhe tani buzederri i Serbise ka mbetur i vetem fillikat ne Evrope, i braktisur edhe nga Putana e Rrushqise qe mezi po mban veten ne kembe duke lypur raketa te skaduara kineze dhe ushtare cecen se mbaruan katundaret ruse per t'u cuar mish per top.
Franca nuk merret vesh se me kë është ore. Një herë na e bën mutin neve, një herë ja bën serbit, një herë ja bën grekut. Ajo është me të gjithë dhe me askënd.
Bravo zoti president francez. Buzederri serb si pikepyetje e kerrusur, duhet t'i arrestoje ata kriminela. Vetem me inponimin nga me te fortet merr vesh.
Neve Makronja nuk na vuri kushte per viziten e tij ne Shqiperi. Neve na do me shume se serbet.
Zoti Macron, kujdes, mos degjoni genjeshtarin Vuce dhe mutrat qe nxjerr nga goja ai gungac miop buze-suxhuk, se ben si viktime qe te kete meshiren tuaj. Eshte nje zuzar i ndyre.
Mjaft ju lepive Frances o zdap Ballkani, se lepirje me te mire se Kristaqi nuk ben njeri, dhe prape s'ja varin as lesht.
Na vendoska edhe kushte per vizita Makronja?
Vucja do te bleje avione luftarake Rafale nga Franca qe te rrafshoje Kosoven. Pse nuk i blen avionet nga papa jot Putane, apo papa kinez, apo i kane te ndryshkur ata? Me avione perendimore rrafshohet me lehte armiku.