Kuvendi i Kosovës rrëzon për herë të tretë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare

23 Prill 2025, 11:01Rajoni TEMA
Kuvendi i Kosovës rrëzon për herë të tretë

Dështon sërish seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Haxhiu nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post. Ajo mori 57 vota pro, katër më pak se 61 të nevojshme.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se në sallë ishin të pranishëm 117 deputetë, nga të cilët 57 pro, 46 kundër dhe 3 abstenim.

Më herët, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njoftoi se nuk ka marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga takimi mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive partitë parlamentare.

“Qëndrimet, më sa pamë nga konsultimi, ishin të njëjta”, tha Murati.

 

2 Komente

  1. O
    O Hej o hej

    Zgjidhni Besar Kelmendin se ka me ju ba shume pune ,ose Negjmedin Sphiun se ka me ju garantue ribashkimin me Serbine ender e kahereshme e kombit kosovar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rako

      Negjmedini besa mund ene tna boje pjese tukie

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje