Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

7 Korrik 2025, 14:45Rajoni TEMA
Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, të hënën ka nisur një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër, gurthemeli i të cilave u vendos gjatë javës së kaluar nga Qeveria në detyrë Kurti.

Kryetari i Listës Serbe, Zllaten Ellek, deklaroi para nënshkrimit të peticionit se ky veprim po bëhet për të treguar një qëndrim të unifikuar të popullit serb.

“Populli serb nuk pranon vendime të njëanshme për projekte në dëm të komunitetit serb”, deklaroi Ellek për Radio Televizionin e Serbisë.

Peticioni do të jetë i disponueshëm për nënshkrim gjatë dy ditëve të ardhshme.

Nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës përgjatë lumit Ibër të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Afërsisht 3 milionë euro është paraparë të kushtojë ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, njëra e dedikuar për automjete dhe tjetra për këmbësorë.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe kundërshtimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 1 korrik vendosi gurthemelin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës. Ndërtimi i tyre nuk figuron në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ndaj mbetet e paqartë pse kjo ndërmarrje është parë si e domosdoshme.

Kujtojmë se verën e kaluar, Qeveria Kurti ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik — gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Tentativat për hapjen e kësaj ure datojnë që nga viti 2001, por asnjëherë nuk kanë rezultuar të suksesshme.

As ajo e vitit 2024, pasi u kundërshtua nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili kërkoi që të gjitha vendimet për hapjen e saj të merren brenda kornizës së dialogut Kosovë–Serbi.

4 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Te gjitha urat ne bote ,ndertohen per ti sherbyer njerezve ,popullit pa marre parasysh racen ,kombin.Kunder kesaj vlere njerezore jane vetem bishat e karpateve,te cilet ndersehen nga vucici,vucicet ,putini putinit.Kot e kane.Keto ura ne radhe te pare ndertohen ne lumin IBER,ne Mitrovice e cila eshte pjese e teritorit te Republikes se Kosoves,me harte gjeografike dhe e njohur nderkombetarisht.Keta jane pleshtat e karpateve,ketu aty ka edhe zera qe i "inkurajojne' por eshte e kot.Qe Europa eshte shtrige plake kjo nuk diskutohet .por urat do ndertohen ngase jane per e miren e popujve nuk jane plumba bomba si ato rusoserbe qe vrasin femi burra gra te pa fajshem.Kosova eshte e te gjithe atyre qe jetojne neKosoven martire..

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goran Rašić

      Po të funksiononte puna me peticione të pakicave, lista četnike serbe do e kthente luftën e 1999'tës, ajo angleze në indi do kthente kolonializmin, ajo europiane në afrikën e jugut apartheidin, ajo e haxhi qamilit pushtuesin osman dhe kështu me radhë. Për fat të keq janë akoma shumë kriminel lufte të lirë në Kosovë dhe bëjnë çmos për t'a kthyer pas kohën e gjenocideve.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E doni të hapur apo të mbyllur?

        Kush po gënjen me "Ballkan të Hapur"?

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Ky rast duhet të hetohet me kujdes të veçantë. Vigjilencë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje