Sot seancë plenare/ Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

7 Korrik 2025, 07:51Rajoni TEMA
Sot seancë plenare/ Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve,

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 11:00, përpjekjen e 43-të me radhë për t’u konstituuar, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Asnjë nga seancat e mëparshme nuk ka përfunduar me sukses për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Në seancën e fundit, e cila u mbajt me vonesë pas një alarmi të rremë për bombë, dështoi sërish miratimi i komisionit për votim të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke insistuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë. Këtë kërkesë po e kundërshtojnë partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat refuzojnë të propozojnë anëtarët për komisionin dhe e akuzojnë Vetëvendosjen për mungesë bashkëpunimi.

Ngërçi politik ka nxitur shqetësime si në skenën vendore, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar përgjegjësi nga deputetët dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk formohet së shpejti.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga aktgjykimi i 26 qershorit, pa specifikuar pasojat e mosrespektimit të këtij afati.

Në rast se dështon edhe tentativa e sotme, nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

3 Komente

  1. K
    Kritiku

    Hahahaha Kosovare te trashe qe shani Shqiperine. E morret vesh sa poshte jeni? Grope e zeze e ketij kontinenti

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Ka ardhur koha e fundit qe shqiotaret te zgjohen dhe ti hudhin ne shporte mbeturinash magar e gomar te qenefit te quajtur vetvendosje,ne shum shtete te europes e bile edhe ne fjeorgji e armeni i kemi par skenat duke i hedhur deputet e kryeministra ne kontinjer mbeturinash kurse ne ne kosove i bajme kryetar kyvendi edhe te semuret psiqik apo duan ta bajne kryeyare edhe nje serbisllave.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vicidoli

        Keta jane idiota apo cfare bajne, rrofshin koqovaret qe na turpruan si komb bashke me Salihin kopilin e Sheqeres e kurtabiqin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje