Lufta Izrael-Hamas, rrëfimi tronditës i gazetarit të BBC: Ndjeva se vdekja ishte shumë afër, pashë 4 viktima dhe mbi 100 të plagosur

12 Nëntor 2023, 11:26Bota TEMA

Lufta Izrael-Hamas, rrëfimi tronditës i gazetarit të BBC: Ndjeva

Një gazetar i BBC-së ka rrëfyer së fundmi për bombardimet në Rripin e Gazës teksa ai ishte duke blerë disa gjëra për fëmijët e tij nga fshati Bani Suhaila. Ai tha se papritur katër bomba ishin lëshuar mes tyre dhe se gurët kishin fluturuar mbi kokat e tyre.

Ai tha se të gjithë njerëzit kishin filluar duke bërtitur, duke u shprehur se "ndjeva se vdekja ishte shumë afër kësaj radhe".

Gazetari tha se njerëzit ishin mbuluar me pluhur dhe me gjak, dhe se një burrë mbante një vajzë të vogël të plagosur, duke bërtitur: 'Thirrni një ambulancë'.

Po ashtu shtoi se kishte parë 4 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur dhe shumë persona të tjerë që ishin nën rrënoja kërkonin për ndihmë.

"Rreth dy orë më parë, shkova për të blerë disa furnizime për fëmijët e mi nga fshati Bani Suhaila, në lindje të Khan Yunis. Një burrë i mirë më ftoi të pija një filxhan çaj të nxehtë.

Papritur, katër bomba ranë me shpejtësi rreth nesh. Gurë fluturuan mbi kokat tona. Të gjithë po bërtisnin. Ndjeva se vdekja ishte shumë afër kësaj radhe. Vrapova shpejt drejt zonës. Rreth 10 shtëpi ishin shkatërruar. Njerëzit ishin të mbuluar me pluhur dhe gjak.

Një burrë mbante një vajzë të vogël të plagosur, duke bërtitur: Thirrni një ambulancë. Pashë katër të vdekur dhe më shumë se njëqind të plagosur dhe dëgjova zërat e të ngujuarve nën rrënoja duke bërtitur për ndihmë", tha gazetari i BBC-së.

3 Komente

  1. T
    Trojan

    Izraeli eshte nje shtet terrorist ,qe e ka bere kete gje gjithe keto vite me mbeshtetjen e amerikaneve ,fakti qe nuk eshte denuar per genocid ,eshte fale amerikaneve ,gjithe evropa eshte kunder thjesht se shprehin me force,por me rezerva .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Bombardimet do te ndalen vetem ateherë kur Hamasi do t'i lirojë 250 pengjet. Nese Hamasit i dhimset populli palestinez, atehere le t'i liroje pernjehere pengjet. Ne te kunderten do te vazhdojne bombardimet.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

      Sa afer ?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje