
Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian.
Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht.
Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij nga politika të jetë me dinjitet.
“Gjukanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrimin më të shpejtë evropian të Malit të Zi, ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa dhe të largohet nga pushteti, por kërkoi që të lejohet të largohet nga skena politike me dinjitet dhe në mënyrën e tij. Nga figurat kyçe të BE-së (nënkuptohen krerët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së), Gjukanoviç ka marrë mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë një zgjidhje krejtësisht e drejtë për BE-në”, tha një burim nga një nga anëtarët kryesorë të BE-së iu referua dosjes malazeze.
Sipas burimit, presidenti Gjukanoviç kohëve të fundit ka qenë më konstruktiv se kurrë në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nuk ka vënë më piston në rrota duke folur një gjë e duke bërë një tjetër. Është vërejtur ndryshimi në sjelljen dhe veprimet e Gjukanoviçit, dhe në bazë të kësaj, Brukseli shpreson se kësaj radhe nuk do të ketë surpriza të pakëndshme dhe se me përfundimin e mandatit presidencial vitin e ardhshëm, Gjukanoviç do të largohet dhe nga politika aktive.
Mediat malazeze theksojnë se nëse Podgorica i ktyen siç duhet detyrat e shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me emërimet në gjyqësor, nga Këshilli Gjyqësor, përmes Prokurorisë Supreme të Shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese, me shumë gjasa në fund të shtatorit mund të avancojë në negociatat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.
“Qeveria e re në Podgoricë e drejtuar nga Dritan Abazoviç, tashmë ka arritur rezultate mjaft inkurajuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sigurisht, këto janë sinjale fillestare, por janë shumë të rëndësishme sepse Podgorica më në fund ka filluar të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ky trend vazhdon dhe Mali i Zi përmbush atë që ishte planifikuar deri në shtator, ne mund të mbyllim disa kapituj tashmë në dhjetor. Pas një kohe të gjatë, brenda BE-së ka një dëshirë dhe vullnet politik për të përshpejtuar procesin e afrimit të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Ardhja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borelli në Këshillin e Stabilizim-Asociimit më 14 korrik nuk është thjesht protokoll apo rutinë. Është në funksion të ofrimit të mbështetjes konkrete dhe elanit të ri për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ky qëndrim mbështetet nga të gjithë, veçanërisht nga dy anëtarët kryesorë të BE-së, Franca dhe Gjermania”, tha burimi për “Vijesti.me”. (ABC)
Ja dikush qe pranon kushtet per te cuar vendin e tij perpara.
PO ÇJANE KETO KUSHTE QE VENDOSIN KETA GANGSTERET POLITIKE QE BEJNE SI TA KENE PRONE TE TYRE VENDIN. GJUKANOVIÇ SKA PSE VE KUSHT IKJEN ME DINJITET SEPSE DINJITETI MERITOHET. NESE E KE MBJELLE ATE FARE ATE BIM DO KORRESH DHE KETE SMUND TA JAP AS BE DHE AS SHBA ETJ. KY GJUKANOVIÇI ESHTE LAKUAR PER KORRUPSION E KONTRABAND CIGARESH MADJE ITALIA I KA ADRESUAR DHE NJE URDHER ARRESTI NESE ZBRET NE ITALI . MESIGURI KETE I KA VENE SI KUSHT BE PER TE BER ATE QE KERKON BE PER MALIN E ZI. NJEJTE SI BERISHA SOT E SI ED RAMA NESER QE MUND TE VENDOSIN KUSHTE MOSDENIMIN E TYRE, PRA IKJEN ME DINJITET, PER TA LENE SHQIPERINE TE LEVIZ DREJT BE. NUK ESHTE E DREJTE KJO FARE FARE FARE. PO JANE PER BURG RASI PO MERITOJNE DINJITET JEPJA. SI GJITHE TE TJERET.
Mund të ma shpjegoni ç'është pistoni në rrota ? Apo duhet nënkuptuar shkopinj ne rrota ?
Dihet që Sërbia dhe Mali I Zi antarsohen në 2024, pasi BE kërkon vrasës luftërash në gjirin e sajë nazist.
Arnautistani i krijuar ne 1913en nga hajdutet e Parthenonit nuk mund te pranohet vetemne gjirin e Natos se Dyte qe quhet "Evrope e Bashkuar" por ne nje kohe me Sllavet e Aleksandrit te Vogel te Bullgarise te vetequajture "Maqedone". Ndryshe do kete Veton Shkupi nga Arnautistani Po u fut i Pari mbeshteture edhe nga Turqia ne qofte se nuk do pranohet kushtet e Tyre. Kete e kupton edhe nje femije me 5 gram Tru. Presidenti i Holandes mashtron kur thote qe po nuk pranoi Shkupi planin e Frances Arnautistani i Pella-Zagareve duhet te pranohet i "vetem". Kur Angloamerikanet njohin nje State si Sllavet e Shkupit me Emrin Maqedoni imagjinoni tani se me cfare barbaresh kemi te bejme. Kur perkedhelin nje Shtet si Turqia qe kthen Simbole Historike Greke te Perandoreve Ilyre si Agia Sofia ne Xhami qe ka pushtuar Qipron qe ne 1974 "Njesoj si Rusia" sot ne Ukrahine. Per nje Pastore Presidenti Trap i beri presion Erdoganit duke i thene qe Neqofte se nuk e lirove menjehere do te te shkaterroje Ekonomine. Kaq me i rendesishem eshte nje Njeri se sa Vlerat e Popullit Greke te Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qia?