Deputeti rom e detyroi Albin Kurtin të shkarkojë një zëvendësministër

4 Korrik 2022, 22:00Rajoni TEMA

Deputeti rom e detyroi Albin Kurtin të shkarkojë një

Kryetari i Lëvizjes Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ergjan Galushi  – e kishte kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që nëse nuk e shkarkon nga pozita e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall, do ta largohen nga koalicioni.

Kështu ka thënë për Albanian Post, Veshall, kur është pyetur cila ka qenë arsyeja e shkarkimit të tij nga Kurti.

“Arsyeja e vetme ka qenë kërkesa e deputetit që ishte në koalicion i cili më ka propozuar dhe kështu, nuk kemi ndonjë justifikim. Kryeministri më tha “shumë keq” por e ka futur në pozitë që Galushi me dalë nga koalicioni dhe për atë arsye”, tha Veshall.

Ai thotë se lajmin që do të shkarkohej ia kishte kumtuar deputeti Galushi gjatë një takimi.

“Çështja është më shumë personale me mua. Kemi qenë me një parti bashkë dhe një takim më tha se do ta kërkojë lirimin tuaj nga detyra. Ti mundesh me qenë më i miri, por nuk je për këtë parti”.

Ai është liruar nga pozita në mbledhjen e së hënës të Qeverisë së Kosovës.

Veshall ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ky vendim ka ardhur i bazuar në arsye personale nga partia, e cila vetë e ka propozuar.

“Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm t’i proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra”, ka shkruar ai.

Veshall ka potencuar se kryeministri Kurti i ka thënë se i është bërë e padrejtë.

“T’u bë e padrejtë tha Kryeministri”, ka shkruar ai.

1 Komente

  1. D
    Delete_User

    ku e ke katandis veten o Albin Djali te vjen dhe arrixhinjte gerrrko suniti serbi perpara !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje