
Për të tretën natë me radhë me mijëra qytetarë protestuan në Shkup duke kundërshtuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare, çka do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Protestuesit qëndruan para godinës qeveritare, ku rrëzuan mbrojtëset metalike gjuajtën edhe me sende të ndryshme; letra tualeti, vezë, shishe plastike etj.
Ata brohorisnin duke kënduar këngë patriotike si dhe sloganin e këtyre protestave ‘Ultimatum-jo faleminderit”.
Protestuesit qëndruan para godinës se Qeverisë ku iu bashkua edhe lideri i opozitës VMRO-së Hristijan Mickoski, i cili tha se ky është një mashtrim i qeverisë që nuk po e mbron gjuhën maqedonase. Qytetarët me pas u zhvendosën edhe para parlamentit ku edhe aty nuk i ndalen thirrjet.
Protestuesit besojnë se propozimi francez nuk njeh gjuhën e as historinë maqedonase.
Ata shprehen se do të vijojnë të dalin sërish në rrugë derisa qeveria të mos e pranojë propozimin
I pashe ne tv protestuesit,o zot.Ballkani eshte njesoj nga budallalliku.
Eh kjo gjuha "maqedonase"!!! Paçka se shprehja "Bullgaria Perëndimore" që përdori Edi Rama për Maqedoninë e Veriut ishte aspak diplomatike dhe tërësisht pa vend, prapë se prapë realiteti është se është formuar një shtet artificial në bazë të një historie fallco si për identitetin ashtu dhe për gjuhë e tij. Një gjuhë që është dialekt shumë i afërt i gjuhës bullgare paçka përpjekjeve ndër vite të nacionalizmit maqedonas e akademikëve të saj për "pastrimin" e gjuhës së "tyre". Është e njëjta gjë sikur Kosova të mos njihte gjuhën letrare shqipe dhe në vend të saj të pranonte dialektin e gegërishtes si gjuhë shtetërore si në komunikim ashtu dhe në shkrim. Megjithatë kur janë një shtet i pavarur kanë të drejtë të kenë edhe gjuhën e tyre. Problemi është të respektojnë fqinjët duke mos përgenjështruar historinë.
Perse mos te protestojne Sllavet e Megas Aleksandros vellait te Thesalo-Nikit dhe i biri i Fil-Ipos kur vete Colonizatoret Angloamerikane mbeshtesin Turqine Islamike? Alex-andros greqisht do te thote Mbrojtes i Burrave. Thesalo-Niki Greqisht do te thote Fitore e Thesalise. Fil-Ipos Greqisht do te thote Mik i Kalit. Pella eshte nje nga Mijera Polis Greke ne Maqedonine e Lashte nga vjen dhe Emertimi Pellazgos. Pellas-Gea eshte Emer i femrave Greke si ne Vorio Epirin e pushtuar nga Veziret, Pashallaret, Bejleret, Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet etj dhe bijte e tyre sot ashtu dhe ne Greqi. Angloamerikanet e njohen kete zone me Emrin Maqedoni kur vete Glivorovi declaronte para camerave qe Ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh. Colonizatoret Angloamerikane luftojne Kombin Greko-Ilyre qe me Milloshe-vicin e Tur-qise Qemal Ataturkun dhe me krijimin e Albanistanit. Ta Gezoni Arbautine o Pella-Zagare.
Qirje Erdogan, ne kohen e Lekes burrat nuk kane patur nevoje per mbrojtje.Keshtu qe, thellohu.
Qytetaret e Maqedonise kane te drejten te vendosin per gjuhen a indentitetin e tyre. Keto jane kauza te medha per popujt zgjidhen me referendum ose me lufte.