Maqedoni e Veriut - Studentët shqiptarë kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese

5 Shkurt 2026, 12:00Rajoni TEMA
Maqedoni e Veriut - Studentët shqiptarë kërkojnë respektimin

Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë.

Ata kërkojnë thjesht dhe drejtpërdrejt nga qeveria dhe ministria që provimet ti japin në gjuhën shqipe.

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, i drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, është një hap pas në respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe një barrierë e drejtpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor.

Lidhur me këtë zhvillim, Bashkimi Demokratik për Integrim, aktualisht në opozitë, rikujton se pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë qeverisjes së kaluar, ishte përgatitur një zgjidhje ligjore që e mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, por shumica aktuale qeveritare e hoqi atë nga procedura e miratimit, pa asnjë shpjegim plotësues, duke mos e rikthyer asnjëherë më për miratim.

“Ky vendim nuk është vetëm një çështje teknike apo administrative, por ka pasoja të drejtpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale, duke e kthyer gjuhën në filtër për profesionin e juristit dhe duke pamundësuar avancimin e profesionistëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë”

Opozita në vend ngrin pyetje nëse ky është një qëndrim individual i ministrit Filkov, apo qëndrim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nëse vendimi është marrë nga ekzekutivi, a është miratuar ai me konsensus të plotë dhe a janë pajtuar me të edhe ministrat shqiptarë?

Lidhur me këtë zhvillim ende nuk ka një reagim zyrtarë nga kryeministri Mickosi dhe VLEN-partitë shqiptare në bashkëqeverisje me të.

5 Komente

  1. M
    Millosh kopiliqi

    Pse maqedonët s‘ flasin shqip…….

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Ne kohen kur universiteti i Tetoves u fitua me gjak e vazhdoi me luften e uçk-s duke fituar te drejten e perdorimit te gjuhes dhe simboleve kombetare, na erdhi kurrci me ate serbin e ZNAM dhe krijuan nje koalicion qe quhet VLAN, separi hoqen te gjitha tabelat ne gjuhen shqipe, futi ne ligj gjuhen ruse veqmas ne rajonet shqiptare dhe tash forcon ligjet si ne kohen e ish jugosllavise kur shqiptaret detyroheshin ti nderrojne edhe emrat dhe qenefi VLAN bashke me kurrcin krenohen.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti anarkisti

        E more vëllezër apo shihni çka i bëni vetit kur votoni përçarësit e kombit VV – VLAN. Nuk morët mësim nga Kosova se çfarë i gjeti. Nuk mund tu shpëtoj askush sepse shqipfolësit e VLAN janë kundër Kushtetues. Po të zbatohej Ligji e Kushtetuta nuk kishit pas nevojë të protestoni. Hapi mendjen dhe sytë dhe veproni me dinjitet për fatin e kombit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tetova

          Ka dy ftyra te shqiptarët e Maqedonisë 1. Kur janë vetëm, me vetëdëshirë flasin maqedonisht edhe kur janë 10 shqiptarë e 1 naqedon. 2. Në publik pastaj ankohen se nuk përdoret hjuha shqipe.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dr

            Maqedonët nuk flasin shqip se Shqiptarët në MK flasin maqedonisht. Leni pallavrat

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje