Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë kanë dëshmuar se nuk mund të bashkëqeverisin gjatë. Kësaj radhe, në nivel lokal.
Dega e LDK-së në Mitrovicë të Jugut ka bërë të ditur se është tërhequr nga bashkëqeverisja me VV-në, pas mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake, si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë”, tha Gëzim Plakolli, Kryetar i LDK-së.
Por kreu i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, fajin e hedh diku tjetër. Deklaratë – Faton Peci, Kryetar i Mitrovicës së Jugut:
“Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, por nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi seç të takojnë, e lëre më të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale. Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje”.
Vetëvendosje dhe LDK ishin pajtuar për bashkëqeverisje para më shumë se një muaji.
Ai stan ket bulmet ka! LVV po ja ban borxh Perendimit. Ka mundesi qe Kosova ti kthehet zserbise me kusht qe Serbia te kerkoje integrim ne BE. Ky eshte nje nga elementet e marreveshjes qe po diskutohet mes te medhenjve. Por Amerika mund te anoje nga opsioni qe Kosova ti bashkohet Republikes se Shqiperise. Don Zoti ndodh kjo.
Mos harroni se LDK-ja me 3%-shin jan bere milionera.