Kosova ka shënuar 26-vjetorin e ngjarjeve të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, të njohura si “netët e terrorit”, kur në pjesën veriore të Mitrovicës struktura të organizuara serbe sulmuan, shkatërruan dhe dogjën shtëpitë shqiptare, por lanë edhe të vrarë me qëllim për t’i detyruar shqiptarët të largohen nga veriu.
Shtatë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, në muajin shkurt të vitit 2000, dhjetë civilë shqiptarë do të vriteshin në pjesën veriore të Mitrovicës. Më i vjetri ishte 61 vjeç, ndërsa më i riu 13 vjeç. Ato netë, gjithashtu u plagosën 25 shqiptarë, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Në përvjetorin e këtyre ngjarjeve, në urën për këmbësorë që lidh pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, u vendos një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave.
Po ashtu, në Qendrën Kulturore të qytetit u hap një ekspozitë me fotografi dhe dëshmi nga ajo periudhë.
Faton Peci, kryetar i Mitrovicës, shprehet: “Duhet të jetë e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve shqiptarë edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë ata u vranë, civilë të pafajshëm, fatkeqësisht ato dy net të pambrojtur vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin rikthyer në shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre”.
I gjithë tmerri ndodhi nën sytë e Policisë së UNMIK-ut dhe trupave franceze të KFOR-it që ishin vendosur në atë anë.
Luan Abrashi, që përjetoi tmerrin si 13-vjeçar duke humbur edhe të ëmën, rrëfen mes emocioneve dhunën e shfrenuar nga ata që u vetquajtën si “Rojet e Urës”: “Ka qenë e organizuar shumë mirë nga ana e strukturave serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve. Ka qenë një natë e tmerrshme realisht vrasjet janë bërë pa dallim gjinie apo moshe dhe në mënyrën më barbare, me bomba, armë të ftohta”.
Për ngjarjet e shkurtit 2000, në vitin 2014 u ngrit një aktakuzë ndaj katër personave, në mesin e tyre edhe politikani serb Oliver Ivanoviç. Pas më shumë se një viti gjykimi, të akuzuarit u shpallën të pafajshëm.
Rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në vitin 2016, por procesi nuk u përfundua, pasi Ivanoviç u vra në janar të vitit 2018.
“Ne mendojmë se duhet të bëjmë padi edhe në drejtësinë ndërkombëtare të Strasburgut, pasi ka qenë rast i veçantë, në prani të forcave ndërkombëtare të KFOR-it dhe UNMIK-ut, ku u është dashur të na ofrohet siguria, realisht ne kemi gjetur vdekjen në banesat tona”, tha Abrashi.
Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kërkuar Bashkimit Europian një hetim gjithëpërfshirës për ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të vendit përmes një letre dërguar Përfaqësueses për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas./A2
Keqardhje per viktimat. Por populli kosovar qe per dite e me shume po largohet nga genet e vet shqiptare, duhet te reflektoje fort. Reagimet e tyre per krimin e perbindshem te 4 Shkurtit ne Tirane, nga bataljoni Kosova dhe kryekrimineli Xhaferr Deva e kryeministri Rexhep Mitrovica, jane skandaloze. E njejta gje u perserit me 1997 kur 400 mercenaret e Bukishit ju versulen dhe pergjaken Shqiperine, e duke qene se s'jane te vetmet, problemi duhet marre serjizisht. Nuk eshte me normale te ndjejme keqardhje per ta, sepse secili ndjek fatin qe meriton.
Le te krahesojme pak kete krim we bene serbet kunder kosivareve, me 4 shkurtin qe bene kosovaret kunder shqiptareve. Serbet vrane 10 kosovare, por si duhet te ndihen kosovaretqe me 4 shkurt, vrane 83 shqiptare, dhe per turpin e tyre, dje, ne diten perkujtimore derdhen vetem helm e mllef kunder viktimave te tyre. Populli muk harron se 4 shkurtin e beri bataljoni Kosova, ministri Xhafer Deva e kryeministri Rexhep Mitrovica
Une e dua shume Gjirokastren dhe Mallakastren pavaresisht se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu kane vrare me qindra shqiptare pa gjyqe.
Sigurisht, ne e duam shqiptarine, me sa me pak kriminele, por keta gjakprishur e kane per turp te deklarohen si shqiptare, kane krijyar kombin kosovar, e I jane versulur shqiptarise me te gjitha batarete . Helmi qe derdhen dje ne diten e perkujtimit te 4 shkurtit ishte me te vertete I turpshem.
Kush jane keta ropqira shqipfoles qe i ka fut serbi ne portalet shqipetare per te fut percarje midis nje kombi. Ti rruani karin shqipetareve( te shqiperise dhe te kosoves) jemi nje e nuk na ndoni dot me keto idiotesira dhe me identitet Kosovar e idiotesira te ngjashme. Jemi nje e do ju qime nenat ju maqedonsve grekeve. Vetem prisni.
Shqipetaret kure nuk dote jetojne te bashkuar si nji komb ,njera pjese jane shpiuna tjetra kan mbetur Argat kurse tjetra pjese pa shkolle qeverisin vendin dhe keshtu armiqve ju behet lehte te fusin hunden ne mes te popullit dhe te krijojn percarje pse disa e shesin edhe te emen per 100 dinare Serb.