Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes

30 Qershor 2025, 10:56Rajoni TEMA
Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup për bisedime dy ditore me komisionere e zgjerimit të Bashkimit Europian, Marta Kos.

Boshtin e bisedimeve e përbën përshpejtimi i Planit evropian të Rritjes për rajonin. Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok, nenvizohet në njoftimin e Komisionit Europian.

Nga paketa e rritjes, me përjashtimin e Kosovës dhe Bosnjes, vendet i tjera i kanë marrë tashmë fondet fillestare të para-financimit.

Takimi në Shkup shihet po ashtu si mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Njoftimi sqaron po ashtu se gjatë takimit dy ditor, KE-ja do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm.

Qëllimi i Planit të Rritjes është të stimulojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë shtetet e rajonit që t’i bashkohen bllokut, teksa parashikon në total një  mbështetje financiare prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha sikurse energjia, transporti dhe transformimi digjital.

1 Komente

  1. D
    Dua Lipa eshte burre

    Hahahaha po Kosova re amani c donte atje. Kemi ca fshatra ne jug, tip Sykaras ose Fshiqurras qe po ti shpallje shtet do prodhonin me shume cilesi si Kosova. Ata bejne mutin ne det hahahah

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje