Deputetët kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
Në sallë kanë qenë 95 deputetë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.
Hymete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lutur Deharin që t’i kthehet rendit të ditës me votim të hapur. Për të dyja këto parti, dhe parti tjera më të vogla, ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përshkruar situatën në Kosovë si tepër të rëndë dhe e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se vetëm synon të përkeqësojë edhe më tepër situatën.
Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.
Ata ishin pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.
Nuk ka ndodhur ashtu. Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.
Palët janë takuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.
Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) - që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit - ka thënë pas takimit të së shtunës se beson që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë duke e keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ka bërë të ditur se i ka ofruar ato që i ka përshkruar si dy kompromise.
“Kompromisi i parë ishte ai që e ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se në rast të votimit të fshehtë nuk i merr së paku 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Ajo këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj vendimin e saj. Ajo nuk dëshiron të votohet për dy herë me votim të fshehtë”.
“Kompromisi i dytë ishte që ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët, dhe pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision për votim të fshehtë, të cilin mund ta rrëzojmë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë. Ne aty e kemi deleguar Hekuran Muratin, le t’i delegojnë edhe tjerët, edhe pastaj e rrëzojmë, që më pas kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.
Për PDK-në dhe LDK-në, Kurti vazhdon të jetë i gozhduar në qëndrimet e tij.
Sipas PDK-së, nëse seanca do të vazhdojë të mbahet sikurse të kaluarat, LVV-ja është duke kryer me vetëdije shkelje të Kushtetutës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se shpreson që pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të intervenojë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i dhënë fund krizës.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.
“...që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.
Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.
Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.
“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, ka thënë mes tjerash ai. REL
Te jete me I zgjuar se rugova ky kurti valle? Me trim se jashari? Me nostradamus ne letra se rexhep qosja ne letra ky person? Nje gje eshte e dukshme ashiqare si komb! Kalaja e rozafes ne gen shqiptarie Deri dje ishim nen hijen e USA dhe pordha na u degjonte sikur ky kurti shqiptar nxjerr nga bytha e goja uranium te perpuunuar 90 perqind Sot luteni zotin nuk lejojn serbin per 24 ore te bejne cfare rusi bo ne ukrahine se normal zetorat plot me gra e femij do marrin rruget E keqja eahte se shqiperia nuk eshte me zone neutrale, ne lalez kemi bejleret, ne himare kemi belerin, ne manez Iranian qe sdime per ke punojne, ne gjater kemi talion, ne tirone kemi flamur vokshin Deri dje thonim kosova bij e nones shqiperi Sot themi jemi motra Neser…. Shqiptaret nr 1 me shqiptaret nr 2 si shtete Popull qe sbo dot grunin per kalamojt e vet ne hapet sumesh si patriot O pirdh dhe mbaj or dhit e haj Dhe ne na pelqen kjo e dyta
Ajo qe kemi thene here pas here: Kosovaret nuk kane intelekt te prodhojne elita. Amerika donte te prishte Jugosllavine dhe krijoj kete protektorat. Tani qe mbaroj interesi i Amerikes, e do te aftoj Serbine, do e shperbej si shtet. Kaq thjeshte
ec aty albin kurti, agjenti me i mire i udb
Mjafton te lexosh nje koment Kosovari ose te besh 5 minuta muhabet per te kuptuar qe i ke dificitar menderisht. Ndaj e s na interesojne fare lajme nga kjo krahine Serbe.
Qenka pjese e nje plani per ta rikthyer si pjese te Serbise protektoratin Kosove pa lufte
Patrioti Kurti....Kaq te trashe jane Kosovaret????.Ky eshte ai momenti kur nje populli qe se meriton lirìne ,ia dhurojne dhe ai s di c te beje me te.Zgjidhja me e lehte eshte te bllokosh fuksionimin e shtetit ndalesh progresin ekonomik dhe rritjen e mireqenies se qytetareve ... Ce deshet lirine kur s dini ta perdorni ne te mire te nenshtetasve?Ekonomikisht sot jeni me keq se nen Serbi.Te lire me barkun bosh.
Problemi këtu nuk është vetë problemi, por mungesa e përballjes me të... Kushtetuta të jep të drejtën të jesh i lirë, edhe të sillesh si budalla nëse dëshiron, por kjo nuk do të thotë që duhet të bëhesh...
Ta gezojne koqovare idiot narrating,car curtiqin