Përfundon takimi i liderëve, Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

28 Qershor 2025, 18:56Rajoni TEMA
Përfundon takimi i liderëve, Abdixhiku: Një farsë publike,

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike dhe për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të ri.

Takimi, që zgjati rreth dy orë, nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u shpreh i zhgënjyer pas përfundimit të diskutimeve, duke e cilësuar mbledhjen si një “farsë publike”.

“Qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta sikurse para takimit”, deklaroi Abdixhiku, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur gatishmëri nga ana e kryeministrit në detyrë për kompromise apo qasje të re politike.

Takimi u zhvillua në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar afatin prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit. Megjithatë, mosmarrëveshjet ndërmjet partive politike vazhdojnë të mbeten pengesë për ecjen përpara të procesit.

2 Komente

  1. n
    nacionalisti

    eh mor Albin, more langaraq, agjenti me i mire i udb

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rita

      Me dhimsen Kosovaret me tru, sepse ate krahine e kane permbytur budallenjte. E prespektiva per te mbijetuar si shtet behet e zymte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje