
Protestat shpërthyen mbrëmë në Serbi, ku nuk kanë munguar as incidentet. Policia serbe është përleshur me një turmë të madhe protestuesish antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç në kryeqytetin Beograd.
Një det prej rreth 140,000 protestuesish u mblodhën në qytet, pjesëmarrja më e madhe në muajt e fundit, ndërsa demonstratat e udhëhequra nga studentët ushtrojnë presion mbi qeverinë populiste. “Duam zgjedhje!” brohoriste turma.
Dhjetëra persona janë arrestuar, ndërsa policia ka qëlluar gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese.
Presidenti Vuçiç akuzoi protestuesit që bënin thirrje për zgjedhje si pjesë të një komploti të huaj që përpiqeshin të uzurponin vendin e tij. “Ata donin ta rrëzonin Serbinë dhe kanë dështuar”, shkroi ai në faqen e tij në Instagram.
Të premten, pesë persona u arrestuan, të akuzuar për komplot për të përmbysur qeverinë, sipas një deklarate nga Gjykata e Lartë e Serbisë në Beograd.
Pas përleshjeve, ministri i policisë dënoi ashpër dhunën nga protestuesit dhe tha se përgjegjësit do të arrestohen.
Muaj të tërë protestash në të gjithë vendin – përfshirë mbylljen e universiteteve kanë tronditur Vuçiçin, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare.
— Jela123 (@JelA123abc) June 28, 2025
— MMMarija (@Marija64729972) June 28, 2025
Popull qe luftojne keta ndryshe nga ne (protesta e kam fjalen). Besoj dhe Kosoven do e marrin serisht vitet ne vijim
Gojore e burdellos se janulles;;te vjen turp te thuash qe je mongolopontiocobanocifutovurkaro “grek “::mos I qa hallin Dardanise,,po shiko thrakin edhe kreten plus edhe egjeun se vellezerit tuaj mongologrek po I marrin,,kazan-kazan =karam gjyzel =yunanistan
Po dhe Rama me Sander Lleshin te njejten gje bene, bile i mbyten me gaz apo e keni harruar.