Si u tërhoq “Goldman Sachs” nga planet për të ndërtuar një markë hotelesh në Greqi

29 Qershor 2025, 20:44Rajoni TEMA
Si u tërhoq “Goldman Sachs” nga planet për të

Vetëm pak vite më parë, Goldman Sachs kishte ambicie për të krijuar një markë hotelesh në Greqi që një ditë mund të zgjerohej në vendet përreth Mesdheut.

Gjiganti i Wall Street bleu tre resorte bregdetare në Greqinë veriore në vitin 2022, me planet për t’i përmirësuar ato dhe për të filluar të mirëpresë mysafirë që këtë vit. Turizmi në vend ishte në kulmin e tij dhe banka pa një mundësi për të blerë prona në kontinent me pamje nga Deti Egje, në vend të ishujve më të shtrenjtë grekë.

Këtë pranverë, Goldman Sasch shiti papritur tre hotelet, duke arritur të marrë me vështurësi rreth 100 milionë eurot që kishte investuar në projekt, sipas njerëzve të njohur me çështjen. Gjithashtu, grupi bankar hoqi planet e saj për një markë hotelesh në rajon, thanë njerëzit.

Resortet nuk u hapën kurrë dhe disa punonjës që punuan në investim nuk janë më me firmën.

Mediat greke e përshkruan marrëveshjen si një “goditje “.

Ndërsa investimi ishte i vogël për divizionin e menaxhimit të aseteve të Goldman, ai ishte simbolik i kërkimit të firmës për fitime të mëdha dhe tarifa të qëndrueshme për të kompensuar bizneset e saj fitimprurëse, por të paqëndrueshme në Ëall Street. Qëllimi i saj në Greqi ishte të përdorte kryesisht paratë dhe financimin e klientëve për të rritur vlerën e hoteleve, dhe më pas të regjistronte fitime të mëdha kur ato të shiteshin. Gjatë gjithë kohës, Goldman do të mblidhte tarifa menaxhimi nga klientët, paratë e të cilëve ishin investuar.

Kur bleu resortet, Goldman u josh nga ekonomia në forcim e vendit, përqafimi i investimeve të huaja dhe çmimet më të lira të pronave krahasuar me Evropën Perëndimore. Shumë hotele në Greqi janë gjithashtu në pronësi familjare dhe po kalojnë duart te brezat e rinj që janë më të hapur për shitje.

Firma të tjera kishin investuar gjithashtu në vend, përfshirë bastin e suksesshëm të Blackstone me Hotel Investment Partners, e cila ka një portofol prej dhjetëra hotelesh në Mesdhe që janë përhapur duke përfshirë rreth 10 në Greqi. Goldman vendosi që aventura e saj mesdhetare do fillonte në Greqi.

Firma vijoi të kërkonte blerje të tjera hotelesh dhe eksploroi blerjen e Grand Resort Lagonissi, sipas njerëzve të njohur me çështjen. Hoteli ndodhet në një zonë të njohur si Riviera Atheniane, një shtrirje plazhesh me hotele dhe rezidenca të reja luksoze. Goldman nuk e ndoqi këtë projekt.

Rreth verës së kaluar, presidenti i Goldman, John Waldron, vizitoi Greqinë dhe u takua me kryeministrin e vendit dhe drejtuesit ekzekutivë të bankave lokale. Mesazhi i tij ishte i qartë: Goldman ishte investuar në vend në një mënyrë të madhe, si përmes investimeve bankare ashtu edhe përmes menaxhimit të aseteve.

Por në atë kohë, investimi i Goldman në hotele po përkeqësohej. Rinovimet kërkonin një investim që do kushtonte shumë më tepër sesa kishte pritur firma.

Vonesat dhe tejkalimi i buxhetit

Goldman kishte planifikuar kryesisht të shembte dhe rindërtonte hotelet, të vendosura në gadishullin verior të Greqisë, Halkidiki, përpara se t’i hapte përsëri dyert e tyre.

Punonjësit e menaxhimit të aseteve të firmës në Londër dhe Spanjë punuan për investimin nga skajet e kundërta të Evropës, me një partner në Madrid në krye. Banka vendosi të krijonte ekipin e saj të menaxhimit për të mbikëqyrur rinovimin, në vend që të punësonte një firmë me përvojë në sektorin e hoteleve siç kishin bërë të tjerët.

Goldman nuk kishte lidhjet e duhura për të kapërcyer lehtësisht pengesat e ndërtimit në terren. Ajo krijoi një platformë mikpritjeje në Greqi të quajtur “Ousia”, që do thotë lëndë, e cila do mbikëqyrte resortet dhe do ndihmonte në gjetjen e investimeve të reja në hotele. Kishte rreth 10 punonjës në Athinë, përfshirë disa me përvojë të konsiderueshme në industrinë e hotelerisë.

Rreth një vit pas investimit të Goldman, vonesat me lejet, ndërtimin dhe inxhinierinë filluan të bëheshin shqetësim.

Goldman e kuptoi se do të kishte nevojë për më shumë kohë dhe para për të përfunduar projektin. Plani fillestar kishte qenë të investonte midis rreth 150 milionë dhe 200 milionë euro. Kostot për materialet e ndërtimit dhe punën u rritën, duke ulur fitimet e parashikuara të investimit.

Në një çast, Goldman dhe një kompani ndërtimi me të cilën po punonte vendosën të ndaheshin. Goldman pati diskutime paraprake me një partner vendas për të ndihmuar me punën. Rreth vjeshtës së kaluar, Goldman filloi të shqyrtonte shitjen. Firma i shiti hotelet në pranverë te Sani/Ikos Group, një kompani private që zotëron dhe operon hotele në Greqi dhe Spanjë.

Në fund, Goldman vendosi të tërhiqej plotësisht nga investimet në hoteleri në vend, me përjashtim të aksioneve të saj të pakicës në kompaninë e investimeve në pasuri të paluajtshme Prodea. Goldman tha se vlerëson heqjen dorë nga investimet kur është në interes të klientëve të saj.

“Ne i menaxhojmë në mënyrë aktive të gjitha investimet tona, duke ruajtur një fokus të fortë në disiplinën operative dhe vlerën e shtuar”, tha një zëdhënëse.

Fokusi i firmës në bankën e investimeve dhe menaxhimin e aseteve në Greqi mbetet i pandryshuar.

Pronari i ri i hoteleve njoftoi një investim prej më shumë se 400 milionë eurosh në projekt. Pronat do kenë gati 750 dhoma, pishina të shumta, më shumë se 30 restorante dhe bare, teatro dhe SPA.

Hotelet janë planifikuar të hapen në vitin 2029.

WSJ - Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

20 Komente

  1. R
    Real

    I qajme hallin kaloresit se i varen kembet. Behet propagande anti-greke shume ketu, por ata qe e njohin e dijne qe greku eshte njerezor si qenie dhe me intelekt. Ne vend te studjojme fqinjet e shkathet qe kemi perreth ne na serviren lajme fshati nga Kosova.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban

      Tq greko turkun e m,surrat pakistanezesh

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baba

        Ta qifte nonen Albin Kurti ore grekomut.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jam dakort me Real

          Albin Kurti eshte lider i nje populli handikapat, pa te ardhme si shtet. Qameti deri ne 2030 zgjasni ju pastaj i riktheheni Serbise.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilyrian

            Keshtu thane edhe per Shqiperine ne 1912 do copetohet shume shpejt nga fqinjet me ndihmen e fuqive te medha por kane kaluar me shume se 100 dhe sado perpiqen fqinjet prape ja ku eshte Realiteti ky qe shef sot jo enderrat e e fqinjeve qe jane te shitur per pak drejtorllik tek rusofilet e ata qe i ndjekin koha pastaj do tregoje se si do shkoje ... Por me sa shohe do kete edhe nje shtete te trete Shqiptare sa do qe llomotitni ju per paaftsine tone per shtet kam frike se deri ne 2030 Serbia do tkurret akoma me shume e ndoshta edhe ndonje shtet tjeter do ta ktheje ate qe ka marre me te padrejte...

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Ore vellacko edhe une ashtu dua te jete, si thua ti. Por Shqiperia me gjithe difektet qe ka ka prodhuar gjithmone elita. Kosova mire qe s prodhon asgje por kane mentalitetin te armiqesohen me gjithe dynjane perfshij dhe Shqiperine. Ndaj them me keqardhje qe nuk e ka te gjate si shtet.

              Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Ti i shan Kosovaret? Normal ose Grek ose Islamik do ishte se ata jane armiq te Shqiparizmes.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reply to Toni

            "Shqiparizmes" ç'domethën kjo fjalë o patriot i madh që as Shqip s'di të shkruash?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dua Lipa eshte burre

              Vetem te lutem mos na beni mutin ne det ju, se behet sikur jane lare derrat kur bejne plazh Kosovaret, leri "Shqiptarizmat"

              Përgjigjjuni
            2. F
              FEMRAT GREKE ME LESH NE BITH !

              U SKANDALIZU I SHKRETI ME KOM LESHATORET . NE CDO VEND TE BOTES THA - DALLOHET MASHKULLI NGA FEMRA - KTU NE GERRQI-KTE RRAC TE MALLKUAR NOOOOOO ! SHIKON MESHKUJT QE KERCEJN VALLET PONTIAKE SI PEDERASTE VESHUR ME TE ZEZA SI KERMA !!!!!! PTU FAR E MALLKUAR I THA DHE I BANI MUTIN GERRQIS

              Përgjigjjuni
            3. I
              I juaji EDrama ( në çakërqejf)

              Këta të Goldman Saschs kanë ndonjë influencë tek Trump boledashi ? Po pyes Aleksin apo ..sa pune me prishi ky McConigal qe e hengri. Te mbaronte pune tak fak. Sdq po bej gati Bunecin tja u fal këtyre të Goldman Sasch, po qe se keta me rregullojne nje foto me Trump hamshorin ...me 140 mandatet do tju fal edhe kalane e Lekursit ( po e zbyth Tavon boll hengri nga monumenti) si dhe kalane e Tivatit. Sthone kot kur te mbyllet nje dere te hapet tjetra. Kam dhe Jar Jarin as nen menge.. me partine e punes, lule çeli jeta, lule mat'bukura jemi ne..lalalala

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fat man

                I shiti hotelet pas nderhyrjes se Liderit Boter ocrapekuqit Edvin Droge Ramaduro, me kete veprim Greqia e turizmit Boteror hengri nje thike pas shpine qe zor se do te marre veten. Zoti Ramaduro ki meshire per mekataret greke qe hapen dyert dhe priten 1 milion pabuksa dhe hajdute nga Albanistani. Greqia ne krahasim me Shqiperine eshte vrima e fundit e kavallit per turizem. Ne Albanistan ka ardhur cifuti dhendri i Trum, Kushner qe ne fakt eshte ndermjetes dhe jo i investitor ne Sazan dhe Zvernec, aty eshte Arabia Saudite nepermjet Fondit Saudit te Zhvillimit, kushnerit i eshte garantuar nje % si ndermjetes dhe kaq. Po shkojme drejt BE dhe Amerikes apo drejt Lindjes se Mesme pra me arabet qe pellasin nga minaret 5 here ne dite.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Virtual

                  Real..."greku eshte njerezor si qenie dhe me intelekt"..ha ha ha.

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    himariotiqis

                    Ah ka hajvane te tipit te mesiperm, qe na orientojne te ndjekim evgjitet greke si te “shkathet” dhe te injorojme Kosoven , “ bukur” partneret e serbeve dhe armiqte gjenetike te shqipetareve..

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      Mysafire?????Po meso shqip o gazetar.Lere te folurin e gjyshit.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cupi

                        Ose, nje teori tjeter…. Goldman Sachs’s I beri transferimin e aseteve greke be euro, ne fillim te viteve 2000, dhe nje afere teresisht korruoptuese these dyshimte. Koha te paguaje Goldman pas!

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlonjati

                          Shkrim pa vlerë

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Janulla

                            Ja do ta leme ty ti studjos fqinjet e shkathet …shko be ti investim ne Greqi te shikosh realitetin ….pe ndonje investim te ndonje kompanie te degjuar te hidhte parate ne Greqi ?? Shkojne ne Turqi dhe ne Greqi jo …..pe ndonje firme montimi automjetesh ose pjese kembimi te realizohen ne Greqi ?? Pse vall nuk i ben pyetjen vetes ?? Po Hilton pse u largua nga shteti Helen ?.. terhoqi emrin potent te hoteleve dhe e dha ne vend tjeter ……nuk kane emer te mire per investime helenet o Raul ….kuptoe me ne fund , nuknkane emer te mire per…edhe pse kobet e fundit behen perpjekje per te regulluar profilin prep dobte duhen shume vite te regullosh adn qe mbart …shife sjelljen e tyre ne terheqjen e fonde e te EU ….shpikin kompani fantazme dhe vjedhin te ardhura ….me te tilla lajme nuk shkon dikush te investoje , kjo e oara dhe e dyta eshte tatimi i larte dhe burokracia qe e mbysin financimin ….ti mund te kesh mendimin tend personal vec realitetei eshte krejt ndryshe ….

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Leo

                              Hahahah Kosovari dhe dashuria e tij pasjonante per Turkun. Boll na e mburre me kaq pasjon ore hahaha. Apo mos edhe vete je turk brenda vetes (kosovaret e kam fjalen)

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptaret Fituan

                                Leo zorraxhiu sufllaqeve me mish qeni rrugesh ,kur u be dhe bytha jote ,rritur mes bajgave ,qe pe greqin dhe tu duk si °^° hahaha ,greqia eshte haleja e BE .Asnji nuk Krahasohet me Rezorset e Turizmit Turk o zorraxhi halesh greqi. Ore ,peder i neveritshem kishash pederastesh , s'jan tema per jashteshqitje si ty kto ,o karabush katuundi,o idiot ! Shko e lepi noj car qeni grek wc te qelbura te greqis ,boll hengre Mut ktu .

                                Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje