"Me ndihmën e Rusisë do shkëputemi nga Bosnja" - Dodik kërkesë Moskës për veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

29 Gusht 2025, 14:47Rajoni TEMA
"Me ndihmën e Rusisë do shkëputemi nga Bosnja" - Dodik

Presidenti i shkarkuar i Republikës Serben ë Bosnjë dhe Hercegovinë Milorad Dodik njoftoi se do udhëtojë drejt Moskës për t’u kërkuar të ushtrojnë fuqinë e tyre të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që misioni paqeruajtës EUFOR të largohet nga vendi. Bosnja dhe Hercegovina është “nën pushtim”, thotë Dodik.
“Kemi administratë civile vendore të drejtuar nga një i huaj i quajtur Shmit dhe një trupë të armatosur pushtuese të quajtur “Altea”. Ne duam t’i largojmë të dyja. Për ta bërë këtë duhet të jemi shtet i veçantë”, tha ai.
Sa i përket referendumit për shkëputje, Dodik tha se fillimisht duhet të çlirohemi nga “Altea”, e cila ka pushtuar vendin.
“Tani kemi referendumin e parë, pastaj do ushtrojmë të drejtën e popullit për vetëvendosje, e cila është e garantuar në Kushtetutë. Kur ta miratojmë atë rezolutë do krijohen kushtet për mbajtjen e referendumit përfundimtar për pavarësi. Kjo është rrugë e pandalshme”, përfundoi Milorad Dodik.

2 Komente

  1. D
    Dodik eshte thartuar

    Sic do shkeputet Kosova nga Serbia more Dodik koke loqe.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Po e shpalli pavarësinë prishet marreveshja e Dejtonit. Me kete prishje Republika serbe ne Bosnje pushon së eksistuari keshtu që nuk mund të shpallë pavarësi një republike qe nuk eksiston. Ta provojë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje